Juventus ofron Diegon për Reyesin
ROME-Juventusi është i gatshëm të ofrojë mesfushorin brazilian Diego për ndërrim me mesfushorin ofensiv spanjoll të Atletico Madridit, Jose Antonio Reyes, shkruan "Tuttosport" të dielën. Diego pas transferimit nga Werder Bremeni për 24 milionë euro ka dështuar në dhënien e një loje befasuese. Reyes është kthyer në formë këtë stinë dhe ishte ndër ata që kontribuoi që Atletico të fitonte Europa Leaguen këtë edicion. Juventus këtë stinë ka dështuar plotësisht. Ky klub ka përfunduar në pozitën e shtatë në Serie A.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)