Pranga doganierit, zhdoganonte vetem gjysmen e mallit kinez
TIRANE - Arrestohet ne pranga nje doganier i Tiranes. Mbremjen e djeshme efektivet e Krimit Ekonomik, ne Policine e Tiranes, kane vene pranga mbi Klodian Balin, i cili kishte disa kohe qe punonte ne Doganen e Tiranes. Ka qene pikerisht puna qe bente qe e ka cuar ne pranga. Burime nga uniformat blu te kryeqytetit, kane bere te ditur, gjate mbremjes se djeshme, se Bali ishte mbajtur nen vezhgim per disa kohe, pasi ishte i dyshuar ne lidhje me abuzime me zhdoganimin e mallrave qe vinin ne vendin tone, kryesisht nga Kina. Sipas te njejtave burime, ky i fundit nuk zhdoganonte te gjithe mallin, por vetem gjysmen e tij. Heren e fundit, doganieri i arrestuar kishte zhdoganuar vetem gjysme kontenieri me mall, qe kishte ardhur nga Kina, qe ishte i mbushur me mallra tekstile, si dhe bicikleta te llojeve te ndryshme. Ka qene nje denoncim i bere nga dogana, qe ka bere qe te nisnin hetimet ndaj Klodian Balit, i cili u vu ne pranga mbremjen e djeshme gjate operacionit te Krimit Ekonomik, te policise se kryeqytetit. Gjithashtu, ai dyshohet dhe per abuzime te tjera, por burimet thane se keto jane ende nen hetim dhe jane sekret i dosjes. I arrestuari eshte derguar ne qelite e Drejtorise se Policise se Tiranes.