"Ca shqiptarë jetojnë në Hollivud, të tjerët jetojnë në Gërdec"
Përshëndetje! Nuk është puna që në Shqipëri ka korrupsion, dhe me kaq u mbyll biseda. Puna është që Shqipëria është një vend i pajetueshëm. Ka ca gjëra që edhe në Afrikë kanë më shumë standarde se ne. Unë jetoj jashtë vendit dhe shumë herë mendoj që sa fat të keq kemi që nuk mundemi të kthehemi në Shqipëri dhe të investojmë në biznese atje, por po sillemi nëpër botë.
Parlamenti shqiptar është i mbushur me hajdutë dhe të paaftë. Kur them jeta është e pajetueshme atje e kam fjalën për popullin e thjeshtë, se ato deputetë dhe ministra me në krye Saliun po bëjnë jetën e vipave të Hollivudit. Me nderime për shqiptarët, Paulini nga Shkodra.