E Diel, 1 Nëntor 2026

"Le të shprehim mendime të pjekura, në çdo vend që na jepet fjala"

Lajmi i përdhunimit të një fëmije nga një ish-i dënuar, për hakmarrje ndaj të atit gardian, më duket se kaloi shumë lehtë në media. Kjo që ka ndodhur, është tamam një kafshëri… Çdo medalje, ka dy anë…

1. Fëmijët janë të pafajshëm, por ata bien pre e këtyre kafshërive sepse "i ligu" e di që prindi tek fëmija nuk duron dot.

2. Ana tjetër, edhe kjo është e vërtetë - Gardianët sillen sikur janë "faraonët e skllevërve" edhe harrojnë që janë aty në një detyrë shumë delikate dhe duhet të bëjnë detyrën me një kujdes të jashtëzakonshëm.

Dua të theksoj, i bashkohem vendimit që ky njeri nuk duhet të dalë kurrë nga burgu pasi dënimi me vdekje është hequr në Shqipëri. Gjithashtu jam i mendimit që të bëjmë dy gjëra njëherësh.

Të mundohemi të bëjmë aq sa kemi mundësi, që këto gjëra të mos përsëriten, dikush më shumë dhe dikush më pak, por të lëvizim diçka.

Së dyti, le të shprehim mendime të pjekura, jo vetëm këtu por në çdo vend që na jepet e drejta ose duam të komentojmë. T'i përmbahemi temës dhe të mbajmë përgjegjësi për ato që themi. Ju falënderoj për mirëkuptimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›