E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sjellja e Kuvendit ndaj Prokurorisë dhe opinionit, është joserioze"

Shumica parlamentare nuk e paska aspak ndërmend të tundet nga vendi edhe sikur e gjithë Shqipëria të hidhet në erë. Jo më larg se dje, Kryeprokurorja dorëzoi një dosje plot 800 faqe me fakte që argumentonin dorëzimin e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.

Pasi Kryetarja e Parlamentit e ktheu një herë mbrapsht kërkesën e prokurorisë, për mungesë faqesh, Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve në Parlament e bllokuan përsëri me një batutë mbi numrin e faqeve… Dhe ngas ana tjetër, mësojmë se Fatmir Mediu ndodhet për një vizitë në SHBA. Për një arsye të fortë familjare. Kuvendi do presë derisa të mbarojë ky halli familjar i fortë i Fatmirit, për të vazhduar me procedurat e heqjes së imunitetit.

Kjo është joserioze. Jeta e shqiptarëve të varfër, të vrarë si dele në Gërdec, nuk u intereson fare këtyre ish-të varfërve të shndërruar në milionerë me para të vjedhura. Dava legenësh!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›