"Ju kujtohet fabula e qengjit që i turbullonte ujin ujkut!"
Habitem kur lexoj që sulmohen edhe përpjekjet për të hedhur në gjyq qeverinë, që së paku të bëjë atë që premtoi: "dëmshpërblimin e gërdecarëve". Po me sa duket, jo vetëm nuk ka në mend ta bëjë, por kërkon me çdo kush që edhe këtë ngjarje të paprecedent ta mbyllë, a thua se ka ndodhur një aksident automobilistik në Përrenjas...
Më qeshet dhe më qahet, kur më vijnë në mendje deklaratat e Zonjës Liri Berisha, sipas së cilës, gërdecarët "kanë pranuar që janë vetë fajtorë që kanë spostuar shtëpitë drejt fabrikës së vdekjes dhe megjithëse e dinin që aty punohej së bashku me vdekjen dhe kanë dërguar vetë gratë dhe fëmijët atje...".
Pra, ka dokumente, sipas saj, që provojnë përgjegjësinë e gërdecarëve për hatanë e ndodhur atje. Kështu që mund të këtë ndonjë proces kundër gërdecarëve për fajësinë e tyre. Hajde gallatë hajde!
Ju kujtohet fabula e qengjit që i turbullonte ujin ujkut...! Dhe më duket se ujku e hëngri atë, qengjin.