E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja e grekut u shperndahet patrullave

Policia greke e qytetit te Follorines ne Greqi ka kerkuar ndihmen e policise shqiptare te Qarkut te Korces per gjetjen e 23-vjecarit Jorgos Tanos. Fotografia e te riut eshte sjelle ne Korce dhe eshte shumefishuar, duke u shperndare ne te gjitha vendkalimet kufitare, tek inspektoret e ndjekjes se krimeve dhe patrullat e levizshme. Deri mbreme ende nuk ishte bere e mundur gjetja e dy te rinjve te zhdukur, ndersa mesohet se rrethi i kerkimeve sa vjen e zgjerohet. Kjo pasi nuk perjashtohet mundesia qe dy te rinjte, nese kane hyre ne Shqiperi, te kene zgjedhur nje vend tjeter per te banuar, ku mund te humbin me me lehtesi gjurmet. Burime nga policia e Korces bene te ditur se ne kete moment te hetimit nuk perjashtohet mundesia qe Jorgos Tanos dhe e dashura te kene marre ndonje apartament me qira ne Tirane, Durres apo ndonje qytet tjeter te madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›