Fitore e lartë e Chelseat

Blutë kanë shënuar fitore të lartë prej 4-0 si mysafirë të Bolton Wanderers në takimin e fundit të javës së 24 të Premier Ligës.
Didier Drogba hapi serinë e golave (11’), ndërsa Florent Malouda vendosi rezultatin e pjesës së parë (41’).
Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, mysafirët realizuan edhe dy herë, ndërsa golashënues ishin Nikolas Anelka (56’) dhe Ramires (74’).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea mban vendin e katërt me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Manchester United.