E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO pas Libisë

20-04-2012 / “Nju Jork Tajms”

NATO mund të ndihet  krenare për rolin që ka luajtur në  rrëzimin e diktatorit mizor  tё Libisë, Kolonel Muammar Gedafi. Por vlerësimi konfidencial i vetё aleancës, qё ёshtё raportuar të dielën në “The Times”  le tё kuptohet  se: Anëtarët europianë, të cilët ishin ndër të parët qё bёnё thirrje për një veprim ushtarak, nuk mund ta kishin përmbysur këtë regjim pa përfshirjen e gjerë amerikane. Fushata e Libisë duhet tё ishte një demonstrim i lidershipit evropian. Por edhe ushtrive më të sofistikuar të Evropës i mungonin avionët e specializuar dhe personeli i trajnuar, të nevojshme për të infiltruar nё komunikimet të qeverisë libiane dhe  për të verifikuar objektivat e mundshme, por shumё shpejt ata shfaqen mungesa tё municioneve dhe udhëzimeve tё nevojshme. Pentagoni  ndërhyri për të siguruar atë që Evropa nuk mundi. Por kjo përvojë është një “rikujtim” se Evropa nuk është ende gati për tё vepruar vetëm, ushtritë  evropiane nuk janë ende në gjendje për të kryer operacione të vazhdueshme ajrore, madje as në “lagjen” e tyre. Pa përpjekje urgjente për të korrigjuar këto mangësi, NATO përballet me një të ardhme të zymtë të margjinalizimit dhe  një smirë trans-atlantike ushtarake. Evropa kurrë nuk ka marrё pёrsipёr barrën kolektive qё i takon. Dikur Uashingtoni dhe tatimpaguesit amerikanë  ishin tё përgatitur për tu përballur me situata tё tilla (tё ndërhynin pa pasur asnjë përfitim) siç ndodhi gjatё Luftës së Ftohtë, por tani durimit po i vjen fundi. Vitin e kaluar  Shtetet e Bashkuara i kushtuan 4.8 % të prodhimit të brendshëm bruto shpenzimeve ushtarake. Anëtarët evropianë të NATO-s i kushtuan vetëm 1.6 %.
Ndërsa Pentagoni ka nevojë të jetë shumë më i disiplinuar në shpenzimet e tij, evropianët duhet të shpenzojnë më shumë për ushtritë e tyre dhe të shpenzojnë nё mënyrë më racionale. Dështimet operative në Libi vijnë drejtpërdrejt nga  mungesa e investimeve kronike ushtarake të Evropës dhe prioriteteve strategjike, tё cilave i ka kaluar afati. Shumica e Aleatëve evropianë, dështuan për të investuar mjaftueshëm në modernizimin ushtarak edhe atëherë kur buxhetet ishin nё “kohërat” e tyre mё tё mira. Dhe shumë nga ajo që Evropa ka shpenzuar shkoi për projekte të parëndësishme si  projekti për tu siguruar nga armët e pavarura bërthamore qё drejtohesh nga Britania dhe Franca. Shumë pak është shpenzuar për t’u përgatitur për sfidat realiste tё sigurisë si: lufta kundër rrjeteve terroriste transnacionale dhe shmangia e tё ardhurave për diktatorët periferike, si nё rastin e Gedafit dhe një dekadë më parë për Slobodan Millosheviçin e Serbisë. Forca ushtarake nuk është gjithmonë përgjigja mё e mirё. Por, kur tё jetё e nevojshme Evropa duhet të jetë në gjendje të ofroje pjesën qё i takon. Me të gjitha qeveritë evropiane, të angazhuar nё mënyrë arbitrare  dhe joreale  nё reduktimin e deficitit, shpenzimet ushtarake janë përsëri duke u përgjysmuar. Por, duke  mos i dhёnё rëndësinё e duhur investimeve tё prapambetura ushtarake, Europa është  duke nënvlerësuar aleancën,  nga e cila varet edhe siguria e saj. Ne shpresojmë që në fillim të këtij viti, NATO do tё sigurojё  një sistem të ri (ajror-tokësor) të mbikëqyrjes, për të zgjeruar forcat ajrore të vendeve anëtare. Ky është një fillim i mirë, por jo i mjaftueshëm. Samiti i NATO-s gjatё muajit tё  ardhshëm ka gjasa të paraqesë fjalime, tё cilat do na sjellin nё kujtese  fitoret (lavdinё) e kaluara të aleancës. Ky takim duhet gjithashtu  të shoqërohet me negociata të vështira private për një ndarje sa më të mirë  tё impenjimeve dhe për të adresuar  mangësitë dhe rreziqet e ekspozuara në Libi. Kredibiliteti i NATO-s është në rrezik. Dhe ky është një problem shumё serioz si pёr Evropën ashtu edhe pёr Shtetet e Bashkuara.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›