NATO pranon vdekjen e civilëve në përleshjet në Afganistan

Kabul, 6 gusht – Forcat e NATO-s në Afganistan kanë pranuar përgjegjësinë për vdekjen e disa civilëve në operacionet në provincën Nangarhar, në lindje të vendit, thuhet në njoftimin e NATO-s.
“Sipas informatave që kemi marrë nga zyrtarët e provincës Nangarhar, duket se midis 4 dhe 10 apo më shumë civilë kanë vdekur”, thuhet në njoftimin e transmetuar nga mediet amerikane.
Presidenti afgan Hamid Karzai ka kërkuar dje fillimin e hetimit për vdekjen e së paku 12 civilëve, por deklarimeve të zyrtarëve lokalë se gjithsej 26 persona kanë vdekur në operacione të ndara në atë zonë.