E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komorowski betohet si president i Polonisë

Varshavë, 6 gusht – Presidenti i porsazgjedhur polak, Bronislaw Komorowski, ka bërë betimin sot para parlamentit, duke u bërë presidenti i katërt që zgjidhet në mënyrë demokratike, që nga rënia e komunizmit para 20 vjetëve.

Komorowski pro-evropian, u zgjodh president pas vdekjes tragjike të presidentit Lech Kaczynski në një aksident me aeroplan, në muajin prill në Rusi, ka raportuar agjencia AP.

Shumica e polakëve, 57 %, presin nga Komorowski (58) se do të jetë president i të gjithë polakëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›