NATO “pushton” Sheshin e Kuq

Forcat e NATO-s nga Britania, Franca dhe SHBA-ja kanë marshuar përkrah trupave ruse në Moskë, për të shënuar 65 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste.
Kjo është hera e parë që forca të huaja marshuan në Sheshin e Kuq të Moskës, që prej fillimit të kësaj parade pas Luftës së Dytë Botërore në 1945.
Kjo ishte parada me e madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.
Më shumë se 10 mijë ushtarë morën pjesën në këtë paradë, bashkë me dhjetëra tanke, autoblinda, raketahedhës si edhe aeroplanë të Forcës Ajrore, që fluturuan mbi paradën.
Në mesin e trupave të huaja ishte edhe regjimenti i batalionit të Rojeve të Wellsit me veshjet e tyre karakteristike; xhaketat e kuqe dhe kapele të larta me qime të zeza.
Parada e përbashkët në Moskë ishte një gjest simbolik, për të demonstruar se sa është lënë mënjanë rivaliteti i Luftës së Ftohtë.
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev trupat ruse dhe bjelloruse, për herë të parë u ftuan të marrin pjesë në paradën, që u zhvilluan në këtë qytet.
Në ndërkohë, presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni kanë anuluar vizitën e tyre në Moskë, në shënimin e 65-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ambasada franceze në Moskë ka njoftuar se Franca do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Moskë, ka dhënë dhe shkakun e anulimit të pjesëmarrjes së Sarkozisë, e që është kriza financiare në eurozonë.