E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do të goditet nga një sulm kibernetik

“Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një sulm kibernetik, që mund të zgjatë më pak se 15 minuta, por që mund të sjellë shkatërrime të krahasueshme me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001”.

Kështu pretendon një ekspert i rëndësishëm në fushën e antiterrorizmit. Richard Clark, një ish-këshilltar i presidentëve Bill Klinton dhe George Bush, sugjeron se mungesa e sigurisë në vend kundër një sulmi të tillë mund të çojë në një “Përl Harbor elektronik”.

Në librin e tij të ri, “Lufta e Kibernetikës: Kërcënimi i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare”, që ka për bashkautor edhe Robert Knake, shkruhet se sekreti më i madh i luftës kibernetike është se ajo mund të zhvillohet në të njëjtën kohë që SHBA-ja përgatitet për tu mbrojtur.

Clark thotë se Washingtoni është duke zhvilluar politikat e tij për ta bërë të pamundur mbrojtjen nga një sulm i tillë.

“Sulmi kibernetik do të godasë fillimisht rrjetin kompjuterik të Pentagonit, përpara se të prekë rrjetet e të gjithë vendit. Ai mund të arrijë të shpërthejë tubacionet e transportit të gazit, mund të shkatërrojë rrjetet e energjisë elektrike, mund të çorientojë të dhënat financiare dhe ne nuk do të mësojmë kurrë kush fshihej mbas gjithë kësaj”, thotë Clark.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›