E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Britani po vazhdojnë negociatat për koalicion

Partia Konservatore dhe ajo Liberal-Demokrate në Britani kanë rifilluar bisedimet për krijimin e një qeverie të re.

Ekipet e të dyja partive kanë theksuar se bisedimet mes kreut të konservatorëve, David Cameron dhe atij të liberal-demokratëve, Nick Clagg, kanë qenë “konstruktive”.

“Jam shumë i vendosur të luajë një rol konstruktiv në këtë kohë të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe t’i japim vendit qeverinë që meriton”, tha Clagg.

Zgjedhjet e 6 majit në Britani përfunduan pa fitues të qartë, pasi asnjë nga partitë nuk morri shumicën e nevojshme për të qeverisur. Kjo është hera e parë që nga viti 1974, që Britania do të ketë një qeverisje koalicioni.

Megjithatë, që të dy palët theksuan se asnjë zgjidhje nuk do të arrihet para ditës së sotme. Ky lajm u konfirmua nga vetë konservatorët.

Clagg është takuar me deputetë të partisë së tij për të biseduar rreth kushteve që i kanë ofruar konservatorët.

Oferta nuk përfshin ndryshim në sistemin zgjedhor, një nga çështjet kyçe të liberal-demokratëve.

Një deputet tha se bisedimet do të vazhdojnë dhe se ato mund të zgjasin disa ditë.

Partia Laburiste, e cila është në pushtet që nga viti 1997, pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet e 6 majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›