E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa shënon 9 majin

Evropa po shënon sot ditën e saj, 9 majin, simbolin evropian, që së bashku me euron, flamurin dhe himnin, paraqesin identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Në këtë ditë, në vitin 1950, Ministri i Jashtëm francez, Robert Shuman, paraqiti propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për ruajtjen e paqes në kontinentin e ndarë dhe të shkatërruar nga dy luftërat botërore.

Propozimi, i njohur si “Deklarata e Shumanit”, konsiderohet si themel i formimit të BE-së.

Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat 6 shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso preu shiritin e fillimit të festimeve në pallatin Berlaymont, selinë ekzekutive të BE-së. Në këtë ceremoni, Barroso u shoqërua edhe nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›