Vdekja e ish-presidentit Aliende Kili nis hetimet

Autoritetet kiliane morën në dorëzim eshtrat e ish-presidentit Salvador Aliende për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së ish-liderit socialist.
Aliende u rrëzua nga pushteti me anë të një grushti ushtarak të drejtuar nga Pinoceti në vitin 1973 dhe u gjend i vdekur në zyrën e tij kur pallati presidencial u mor me dhunë.
Të afërmit dhe ndihmësit e tij i përmbahen versionit se ai vrau veten në vend që të binte rob në duart e ushtrisë. Por, gjykatësi Mario Carroza së fundmi, mori një raport nga shërbimi i mjekësisë ligjore, sipas të cilit autopsia e realizuar nga regjimi i Pinocetit nuk ishte e saktë.
Pas kësaj, nisi edhe procesi i rishqyrtimit të provave dhe eshtrat e ish-presidentit u nxorën nga mazoleumi i familjes, në prani të familjarëve mes të cilëve edhe vajza e tij, shkrimtarja e njohur kiliane, Izabel Aliende.