E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi berthamor BE shton sanksionet ndaj Iranit

Bashkimi Europian zgjeroi në mënyrë domethënëse sanksionet kundër Iranit gjatë një samiti të ministrave të jashtëm, duke treguar edhe njëherë frikën në rritje nga mungesa e progresit në bisedimet për programin bërthamor të Teheranit.

Ministrat e jashtëm në Bruksel ranë dakord të shtojnë më shumë se 100 subjekte të reja në listën e kompanive dhe të personave që preken nga sanksionet e BE-së.

“Masat merren për të shtuar presionin mbi Teheranin që të heqë dorë nga programi bërthamor”, tha shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Ngrirja e aseteve dhe ndalesa në pajisjen me viza për subjektet e listës, i shtohen sanksioneve financiare dhe tregtare që qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut kanë vendosur tashmë mbi Teheranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›