E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta dhe Telekomi i Kosovës, ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri

Prishtinë, 11 janar NOA - Posta dhe Telekomi i
Kosovës (PTK) ka ofruar ndihmë në vlerë prej 10 mijë euro për banorët e
përmbytur në Shqipëri, të cilët prej disa ditësh qëndrojnë jashtë shtëpive
të tyre, për shkak të përmbytjeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri
Haxha, deklaroi se PTK-ja i është bashkëngjitur ndihmës së Qeverisë së Kosovës
për banorët që kanë pësuar nga vala e rëndë e përmbytjeve në Shqipëri.

Meqë kemi të bëjmë me një problem emergjent, të
cilit po përpiqen ti përgjigjen subjekte të shumta vendore dhe ndërkombëtare,
edhe  PTK-ja e ka ndier të nevojshme që në saje të angazhimit të vet të
jetë e pranishme në përpjekjen për ti ndihmuar njerëzit e këtyre trevave për
përballimin e kësaj gjendje.

Tani për tani, ndihma jonë për zonat e
vërshuara në Shqipëri, kap shumën prej 10 mijë eurosh, të cilat do të jenë
ndihmë e menjëhershme që do tu dërgohen banorëve më të prekur të këtyre
zonave, u shpreh Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha.

Sipas tij, përveç kësaj ndihme materiale, PTK,
ka paraparë edhe një formë tjetër shtesë për të mbledhur ndihma duke ua
mundësuar  të gjithë konsumatorëve të VALA-së dhe Telekomit që ta bëjnë
këtë me anë të thirrjeve apo dërgimit të sms-ve.

Ne do të lançojmë që nga sot shërbimin për
ndihmë shtesë gjithë familjeve të përmbytura në Shqipëri që do të jetë: Ndihmo
familjet e përmbytura në Shqipëri nga vërshimet duke thirrur në 0900900 apo
duke dërguar SMS ne 8090.

Thirrja dhe SMS kushton 50 Cent,
theksoi Haxha.

Të gjithë konsumatorët e VALA-s dhe Telekomit
mund ti qasen këtij shërbimi për ndihmë duke realizuar thirrje apo dërguar SMS
dhe do të zgjat një muaj duke filluar nga dita e sotme.

PTK njofton se tërë shuma e mjeteve të tubuara
do të jetë një ndihmë e qindpërqindtë (100%) për banorët e zonave të përmbytura
në Shqipëri. Pas një muaji PTK do të bëjë publikimin e mjeteve të mbledhura nga
kjo nismë e saj dhe menjëherë do tu dërgohen banorëve të dëmtuar, thuhet në
komunikatën për media të PTK-së.
Hajdin Islami/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›