NATO/Arvizu Integrimi euroatlantik kerkon me shume kompromis

Berisha Kosova faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon
Diten e djeshme u organizua ne Tirane Karta e Adriatikut ne te cilen moren pjese ambasadori i SHBA-ve Aleksander Arvizu Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ambasadori i SHBA-se i ka kerkuar Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli te bashkepunoje me shume per te ruajtur kursin e integrimit. Ai theksoi se integrimi euroatlantik kerkon me shume bashkepunim dhe kompromis. Integrimi euroatlantik kerkon angazhim dhe si i tille ky angazhim bie mbi Parlamentin. Dhe duke qene se ketu ndodhet edhe Kryetarja e Kuvendit do te kerkoja me shume kompromis. Debati i shendetshem eshte mjaft me rendesi. Ju pergezoj per punen qe keni bere deri tani. Jo shume kohe me pare vendet e rajonit ishin burim pasigurie ndersa sot ato perfaqesohen nga ushtaret e tyre ne bote aty ku ka nevoje per siguri - ka deklaruar Arvizu. Diplomati amerikan tha se SHBA-ja eshte e gatshme per te bashkepunuar me te gjitha vendet e rajonit per te ruajtur sigurine ne bote ndersa ka shtuar se SHBA-ja nxit Bosnjen dhe Maqedonine per te vazhduar perpara me planet e tyre per anetaresim.
Ambasadori insistoi se qendrimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes e mbeshtet politiken e dyerve te hapura ndersa vendet e Kartes se Adriatikut po ofrojne ndihmen e tyre ne misionet e NATO-s.
Berisha NATO garanci per paqe dhe stabilitet ne bote
Ndersa Kryeministri Berisha gjate fjales se tij eshte shprehur se Karta e Adriatikut ia ka arritur qellimit te saj duke sjelle ndryshime epokale ne rajon duke bere qe edhe vendet armike te nisin bashkepunimin. Mirenjohje per ata qe ideuan Karten e Adriatikut si nje instrument te ri me te cilin donin te ndihmonin vendet tona per progres ne rritje drejt anetaresimit ne NATO. Mirenjohje per funksionimin e kesaj nisme qe ia doli te shenoje ndryshime epokale ne rajon te beje kombet e ketij rajoni me te sigurta se kurre. Ishte kjo nisme Karta e Adriatikut e cila beri te mundur anetaresimin e suksesshem te Shqiperise edhe Kroacise de fakto edhe te Maqedonise ne NATO. Karta e Adriatikut 5 sot menjehere pas themelimit e filloi me ceshtjet me sensitive qe jane ato te sigurise kjo nisme sherbeu per ndertimin me shpejtesi te urave te bashkepunimit ndermjet vendeve qe me pare nuk kishin pare me sy te mire njeri-tjetrin. Vendet armike kane shenuar sot nje kapitull te ri ne histori kapitull bashkepunimi - u shpreh Kryeministri Berisha. Ne vijim te fjales se tij ai foli edhe per shtetin me te ri te rajonit Kosoven si nje vend qe paraqet siguri per Ballkanin. Jam i bindur se Kosova e cila eshte de fakto anetare e NATO-s me ne rajon. Jam i bindur se pas kapercimit te nje situate problematike ne veriun e Kosoves Serbia do te marre rolin qe i takon ne interesim te mire te se ardhmes se kombit serb - tha Kryeministri. Gjate fjales se tij kreu i qeverise siguroi se Shqiperia eshte e vendosur te jape cdo kontribut ne sigurine kolektive qe perben formen me te larte te sigurise forma jetike per cdo vend. Sipas tij siguria kolektive eshte roli nderkombetar i vendeve te lira.