Turizmi ne rrezik nga ujerat e zeza

Plazhi i Durrësit, më i madh dhe më masivi në vend, i cili prej vitesh ishte bërë destinacioni më i frekuntuar turistik, sivjet rrezikon të braktiset. Niveli i larte i ndotjes në det, mungesa e insfrastrukturës së nevojshme por edhe keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, vë në diskutim frekuentimin e tij. Pikërisht në vendin e quajtur Apollonia, çdo banor apo kalimtar që të prekë rërën dhe të futet në plazhin publik të Durrësit, fillimisht përballet me një situatë aspak të denjë për një zonë turistike. Prej ditësh në këtë zonë kanë shpërthyer ujërat e zeza, ku është gati e pamundur të jetohet, ndërsa aroma aspak e këndshme që ato sjellin janë kthyer në një shqetësim serioz për dhjetëra banorë të zonës.
Drejtori i Drejtorisë rajonale të mjedisit në Durrës Ramzan Kalia e konsideron situatën si mjaft problematike, ndërsa pohon se çdo njësi vendore është njoftuar për masat që duhet të marrë.
Objektet e ndërtuara përgjatë zonave turistike funksionojnë me gropa septike, të shkëputura nga kanalizimet dhe kolektori kryesor, duke sjellë një situatë problematike përgjatë sezonit turistik. Ndaj për t’i dhënë fund ndotjes së detit nga ujërat e zeza, prej kohësh ka nisur investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, i cili tashmë ka hyrë në një faze konkrete.
Në fund të muajit prill pritet të përfundojë investimi për ngritjen e stacioneve të pompimit nga Përroi i Agait deri te Mali i Robit, ndërkohë që ka përfunduar prej javësh tenderimi për shtrirjen e tubacionit dytësor, financim i qeverisë shqiptare, që do të mundësojë lidhjen me rrjetin kryesor të godinave dhe lokaleve të shumta të shërbimit të ndërtuara në bregdet gjatë 20 viteve të fundit, me qëllim eliminimin e derdhjes së ujerave të zeza në det.