E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli kthen portierin Gulacsi

Liverpool do të kthejë portierin Peter Gulacsi nga huazimi i tij në Hull City pasi kanë marrë lajmin se nuk do të jetë në gjendje të transferojnë një portier, ka njoftuar BBC Sport, të enjten.

Klubi nga Merseyside takohet me Evertonin të shtunën në gjysmëfinale të FA Cup. Pepe Reina dhe Alexander Doni janë të suspenduar andaj menaxheri Kenny Dalglish ka vendosur të kthejë 21 vjeçarin hungarez Gulacsi i cili u huazua për një sezon te Hull City.

Ai asnjëherë nuk është paraqitur me ekipin e parë të Liverpoolit kurse ka qenë i huazuar edhe në Hereford dhe Tranmere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›