E Diel, 1 Nëntor 2026

KRITIKAT E PLATINI: MJAFT KOMERCIALIZMIT NE SPORT

Mishel Platini kritikon komercializmin që po mbizotëron në futbollin Evropian. Këtë kritikë, presidenti i UEFA-s e ka bërë në një mbledhje të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Starsburg. Në fjalën e tij, Platini kërkoi ruajtjen e modelit aktual sportiv në futboll të bazuar në një një solidaritet finaciar dhe sportiv.
"Ndryshe nga sa mendohet, sportet në Evropë bazohen më shumë tek bamirësia. 90% 3 klubeve dhe shoqatave sportive janë jofitimprurëse - është shprehur Platini - ato janë pjesë e një piramide që punon në mënyrë demokratike dhe transparente".
Platini foli gjithashtu në këtë mbledhje edhe për interesat e kompanive të ndryshme financiare për klube të ndryshme në sportin profesionist. Sipas francezit këto lidhje nuk bëjnë gjë tjetër vecse sjellin përfitime vetëm për kompanitë që hyjnë në botën e sportit.
"Tashmë ajo që ka më shumë rëndësi në ditët tona është sigurimi i fitimeve financiare se sa fitorja e trofeve. Këtë fakt e kam denoncuar disa herë dhe kam theksuar se paratë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në futboll dhe janë bërë prioritet i shumë klubeve".
Ish futbollisti i përfaqësuese franceze në fjalën e tij ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me disa aspekte negative në futboll që po shfaqen gjithnjë e më shumë si pastrimi i parave, fiksimi i ndeshjeve, bastet ilegale, racizmi apo ksenofobia, dopingu apo dhe trafikimi i fëmijve. Sipas tij këto janë probleme shumë të rënda dhe që janë të lidhura me komercializmin në sport.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›