Trepça '89 ruan kreun
Ekipi i Gani Sejdiut ka kaluar në avantazh prej 1:0 qysh në minutën e 15-të të takimit, me golin që e ka shënuar nga ndërprerja Ibrahim Peci. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, vendasit e dyfishuan avantazhin me golin e bukur që e ka shënuar Fatmir Tolaj.
Ky i fundit e ka realizuar edhe një gol në minutën e 66-të, për rezultat përfundimtar 3:0.
Me këtë fitore, Trepça ’89 mbetet në krye të Superligës me 27 pikë, e ndjekur nga Prishtina që i ka 26 pikë. Kurse, Hysi mbetet në kuotën e 19 pikëve.
Drita - Hajvalia 4:1
Drita i ka fituar tri pikë të reja, pasi e ka mposhtur Hajvalinë me rezultat 4:1. Gjilanasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 15-të me golin që e shënoi me kokë Bujar Shabani. Ndërsa, skuadra e Arbnor Morinës e ka shtuar epërsinë në 2:0 në minutën e 30-të nëpërmjet Xhevdet Shabanit.
Por, në pjesën e dytë Hajvalia ia ka dal ta ngushtoj disavntazhin në 2:1 me autogolin që e ka shënuar Xhika, në tentim për ta larguar topin, i cili iu kthye nga portieri, kur e priti gjuajtjen e Fillim Guraziut nga penaltia.
Por, Hajvalia e kishte të pamundur të bënte diçka më shumë, sidomos për faktin se nga minuta e 62-të luajti pa Fisnik Ramadanin e përjashtuar. Këtë e shfrytëzuan bardhekaltrit, të cilët i shënuan edhe dy gola të tjerë nëpërmjet Sevdai Aliut dhe Bashkim Ahmetit për rezultat përfundimtar, 4:1.