Sir Alex Ferguson ‘godet’ penalltinë e radhës

Futbollistët e Manchester Unitedit po kanë probleme të mëdha me shënimin e penalltive këtë stinor. Deri më tani kanë humbur katër 11 metërsha. Andaj, menaxheri Sir Alex Ferguson ka ardhur deri te një ide.
“Mendoj se penalltinë e radhës do ta ekzekutoj unë. Kështu do të shënojmë sigurt”, deklaroi në shaka Ferguson pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit të shtunën në kuadër të xhiros ë dhjetë në Premierligë. Edhe në këtë duel, United humbi një penallti, ku nga pika e bardhë gaboi sulmuesi Wayne Rooney.
Reprezentuesi anglez u bë futbollisti i katërt i Unitedit që nuk realizoi nga penalltia këtë stinor pas Robin van Persiet, Javier Hernandezit dhe Nanit. “Këto gjëra ndodhin, por i takojnë të kaluarës. Sigurisht se jam i dëshpëruar por shkoj përpara”, deklaroi Rooney.