E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni i fundit për Giggsin

Sipas uebfaqen Goal.com, Manchester United nuk ka planifikuar fillimin e bisedimeve për vazhdimin e kontratës së mesfushorit veteran, Ryan Giggs.

Ikona uellsiane, 39 vjeç, tashmë një kohë të gjatë është një prej futbollistëve kryesor në skuadrën e Sir Alex Fergusonit. Por, për një numër sezonesh, ai ka nënshkruar kontrata njëvjeçare varësisht paraqitjeve dhe formës fizike.

Megjithatë, tani spekulohet se klubi nuk planifikon të kërkojë nga mesfushori të luajë edhe në edicionin e ri, dhe kjo sinjalizon përfundimin e një epoke, dhe besnikërie të rrallë në futbollin evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›