E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Van Nistelroit

Sulmuesi holandez i Malagës, Rud van Nistelroi ka bërë të ditur se do të varë këpucët në gozhdë. “Në ndeshjet e fundit të sezonit kundër Sporting kam luajtur ndeshjen e fundit si profesionit”, ishte konfirmimi i lojtarit.

Ai përshëndeti futbollin dhe klubin e tij, duke e lënë skuadrën në vendin e katërt të La Ligës spanjolle, pozita falë së cilave do të luajnë në Champions League. 35-vjeçari nuk ka shkëlqyer në këtë sezon, duke shënuar vetëm 4 gola, por për vite me radhë ai ka qenë një prej bomberave më profilik në Europë me ngjyrat e Psv Eind’hoven, Mançester Junajtid dhe Real Madrid, ndërsa ai ka luajtur edhe te Hamburgu.

Van Nistelroi shtoi se ka ardhur momenti që të largohet nga futbolli, pasi niveli I kampionatit spanjoll dhe ai I Champions-it e detyron që ta pranojë se ka mbërritur në kufirin e forcës fizike. “Nuk ka mënyrë më të mirë sesa të përshëndetesh me skuadrën në këto momente euforie”, shtoi sulmuesi.

Rud van Nistelroi ka shënuar thuajse 400 gola në karrierë në ndeshjet me klubet dhe me përfaqësuesen holandeze. Me “tulipanët” ai ka luajtur edhe në Botërorin 2006 dhe në Kampionatet Europiane të viteve 2004 e 2008. Në karrierën e tij të shkëlqyer, Van Nistelroi është shpallur golashënuesi më I mirë në Holandë, Angli dhe Spanjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›