Fituesi i EURO 2012 nga grupi B
Fituesi i Euro 2012 do të jetë nga “grupi i vdekjes”, ku luajnë Gjermania, Holanda, Portugalia dhe Danimarka. Parashikimi vjen nga trajneri i përfaqësueses portugeze, Paulo Bento, gjatë konferencës për shtyp ku ai bëri publike skuadrën e përgjedhur për aktivitetin continental, pjesë e së cilës do të jetë edhe sulmuesi i talentuar, Nelson Oliveira.
Grupi B mbetet absolutisht më I vështiri në aktivitetin në Poloni dhe Ukrainë, megjithatë Bento është optimist për shanset e skuadrës luzitane dhe përcaktoi objektivin minimal, që është arritja e çerekfinaleve.
“Objektivi ynë është i qartë dhe fillimisht duhet të punojmë që të arrijmë të paktën deri në fazën çerekfinale të Euro 2012, këtij aktiviteti të jashtëzakonshëm. Më pas, natyrisht që do të tentojmë të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Nuk do të jetë surprizë që fituesi i kampionatit europian të vijë pikërisht nga Grupi B”.
Gjatë prezantimit të lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës në turneun në Poloni dhe Ukrainë, surprizat nuk munguan. Bento ka grumbulluar talentin e ri Nelson Oliveira dhe dyshen e Bragës, Kustodio e Miguel Lopez, duke lënë jashtë disa veteranë si Bosingua apo Karvajo.
Kombëtarja e Portugalisë do të nisë stërvitjen në qytetin mesjetar, Obidos, në datën 21 maj. Luzitanët do të përgatiten aty deri më 2 qershor, përpara se të nisen në Opalenika të Polonisë, ku ekipi do të qëndrojë gjatë aventurës në Euro 2012.