NDERKOMBETARE/ Nga Londra në Pekin për krizën financiare
Kryeministri britanik,Gordon Brown i bëri thirrje dje FMN-së të financojë me miliarda dollarë të tjerë ekonomitë në vështirësi për shkak të krizës financiare, ndërsa liderët nga Gjermania në Indi morën masa për të mbështetur ekonomitë e tyre.
Banka Qendrore e Indisë i reduktoi interesat për herë të dytë në dy javë, Rusia miratoi një fond ndihme prej 170 miliardë rublash dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi mbështetje për një paketë të zgjeruar investimesh për të ndihmuar ekonominë më të madhe europiane. Ndërkohë, kryeministri kinez Wen Jiabao deklaroi se rritja ekonomike ishte prioritet i vendit të tij. Brown, duke folur në Riad, tha se vendet e pasura të Gjirit dhe Kina duhet të kontribuojnë më shumë për fondin monetar, në mënyrë që vendet që janë në rrezik trazirash financiare të kenë mundësi të marrin kredi. Ndërsa shefi i qeverisë kineze, vuri në dukje rreziqet e brendshme sociale që vijnë nga një krizë ekonomike e kësaj natyre. Kina i uli interesat të mërkurën, për të tretën herë në gjashtë javë, me qëllim që të ndihmonte në përballimin e pasojave të krizës financiare globale. Në Indi, ashtu si në Kinë, 'magnet' për investimet e huaja në vitet e fundit, ndërsa ekonomitë e tyre po lëngonin, banka qendrore njoftoi dje se i kishte ulur interesat për herë të dytë me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike.
Analistët thonë se lëvizja surprizë nxori në pah shqetësimin indian se pasojat e krizës në ekonominë e vendit po bëheshin më problematike. Politikëbërësit në botë kanë marrë vendim për uljen e interesave në javët e fundit dhe "injektimin" e fondeve në sistemet bankare në një përpjekje për të luftuar efektet e krizës globale, që ka shkaktuar ngrirjen e tregjeve të kreditimit dhe rrezikon të çojë drejt rënies ekonominë botërore.
Në Korenë e Jugut, aty ku ka pasur shqetësime për ekspozimin e bankave ndaj situatës, sistemi financiar ka mbetur i paprekur.
"Nuk ka shenja trazirash në tregjet e brendshme financiare, që ta kenë origjinën nga kriza në botë dhe që mund të rezultojë në një situatë problematike edhe këtu", - thanë analistët koreanë.
Bankat kudo kanë qenë në siklet për të bërë sa më shpejt bilancin e tyre dhe menjëherë organizuan shkrirje të nxitura nga humbjet e mëdha për shkak të krizës së kreditimit.
Në Riad, Brawn tha se ai mirëpriste investimet nga vendet e huaja, banka britanike 'Barclays' kontaktoi me Abu Dhabin dhe Katarin për një fond investimesh prej 12 miliardë dollarësh.
"Për sa kohë që ata të veprojnë sipas rregullave tona dhe të operacionojnë në mënyrë komerciale, ne mirëpresim investimet nga të huajt. Turi i Braunit në rajonin e Gjirit zhvillohet pak ditë para një takimi në Uashington më 15 nëntor, ku liderët e botës do të bëjnë thirrje për ndryshime në sistemin financiar. Të shtunën, Ministria ruse e Financave tha se do të akordonte një fond prej 170 miliardë rublash për bankën VEB, në kuadrin e një plani që lejon blerjen e aksioneve dhe bonove të korporatave. Po dje, kancelarja gjermane Merkel premtoi mbështetje për një paketë të zgjeruar për të ndihmuar gjermanët e thjeshtë, që sipas gazetave do të ndihmojë ekonominë e vendit me 50 miliardë euro. Gjermania miratoi një paketë shpëtimi prej 500 miliardë eurosh për bankat muajin e kaluar. Zhvillimet e krizës më të rëndë financiare të tetë dekadave të fundit, u pasuan nga shenjat e javës së kaluar se tregjet botërore po normalizoheshin, interesat mes bankave po binin dhe tregjet amerikane të aksioneve po e merrnin veten pas situatës problematike të javëve të fundit.
"International Herald Tribune”