E Diel, 1 Nëntor 2026

NDERKOMBETARE/ Një ndryshim për politikën që njihnim

Gara e vitit 2008 për Shtëpinë e Bardhë iu afrua fundit dje, por ajo e ka ndryshuar tërësisht mënyrën e zhvillimit të fushatave presidenciale... 

..., një ligjshmëri që thuajse ka humbur, pasi e gjithë vëmendja u përqendrua vetëm te beteja mes dy kandidatëve, John Mekkein dhe Barak Obama. Ajo ka rishkruar rregullat se si arrihet deri te votuesit, grumbullimi i fondeve, organizimi i mbështetësve, menaxhimi i lajmeve të medias dhe gjetjes e përpunimit të opinionit publik, përfshi këtu edhe sulmet elektorale nëpërmjet blogeve që nuk ekzistonin katër vjet më parë. Ajo ka sfiduar pikëpamjen konsensuale të betejës elektorale amerikane, që sugjeron se demokratët më së paku mund të jenë konkurrues në shtete dhe rajone që kanë qenë bastionet republikane. Përmasat dhe përbërja e elektoratit mund të ndryshojë për shkak të përpjekjeve të demokratëve për të regjistruar shumë votues të rinj me ngjyrë apo hispanikë.
Ky ndryshim mund të sugjerojë ndryshime të tjera, si dhe ide të reja për partitë që të tërheqin më shumë zgjedhës në votime. Këshilltarët e Mekkeinit presin një pjesëmarrje rekord prej 130 milionë votuesish në vend dhe shumë do të marrin pjesë në proces për herë të parë. Në një kontekst më të zgjeruar, demokratët dhe republikanët thonë se kjo është pasojë e mënyrës së zhvillimit të fushatës së Mekkeinit dhe Obamës, që u përpoqën shumë të organizonin mbështetësit e tyre dhe të arrinin deri te votuesit më të largët nëpërmjet televizionit dhe gazetave.
Platformat, përfshi këtu edhe YouTube, që nuk ekzistonin në vitin 2004, si dhe mesazhet në telefon për të kujtuar votuesit të votonin, ishin shumë efektive. “Ne kemi bërë një punë inovative nga pikëpamja e organizimit të të dhënave si dhe të përdorimit të internetit”, - thotë Sara Tejlor, që ka qenë drejtore politike e Shtëpisë së Bardhë gjatë fushatës së rizgjedhjes së presidentit amerikan, Xhorxh Bush, katër vjet më parë. “Por, vetëm 40 për qind e vendit u angazhua në atë kohë. Tani ka njerëz që nuk kanë më telefon shtëpie dhe Obama ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të shtrirë fushatën në media. Unë e shoh Obamën në televizion çdo ditë tani, dhe kam gjashtë muaj që e bëj këtë”, - thotë ajo. Edhe më thelbësore në këtë fushatë ishte mënyra se si ajo e transformoi politikën. Suksesi i Obamës për të krijuar një rrjet të jashtëzakonshëm kontribuuesish, i lejoi atij të siguronte shumë fonde, edhe pas heqjes dorë nga sistemi i financimit publik. Ai gjithashtu ka zgjeruar hartën dhe ka garuar në mënyrë të pushtetshme në shtetet republikane. Nuk ka rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, thonë republikanët e demokratët. Përpjekjet e Obamës në vende si Indiana, Karolina e Veriut dhe Virxhinia për të organizuar dhe tërhequr votuesit që më parë kishin pak informata për idetë demokrate dhe kandidatët, do t’i detyrojë këta të fundit të mendojnë ndryshe. Impakti më i madh në këto zgjedhje për të ardhmen, është fakti se ato e vranë financimin publik një herë e përgjithnjë”, - thotë strategu i fushatës së Mekkeinit, Steve Schmidt. Ndërkohë, mes ndryshimeve më të mëdha të këtij viti është interesi i lartë për politikën, i reflektuar në regjistrimin e votuesve, votimin e hershëm si dhe radhët e gjata të zgjedhësve në pritje të votimit.
Në një kontekst të gjerë, ky është reflektim i interesit të pazakontë të nxitur nga fushata e gjatë dhe intensive.
Ndaj, është e qartë se një kandidat i ardhshëm që e përdor si Obama inovacionin si dhe të gjitha mënyrat për të bërë fushatë, do të ketë patjetër suksesin e tij. Pa kandidatë që godasin direkt te publiku, nuk ka rëndësi strategjia më e madhe dhe makineria më e fortë e politikës. “Gjithçka u bë për një njeri, Barak Obama. Por tashmë që ndodhi, do të jetë një ndryshim në vazhdimësi”, - thonë analistët.

“The New York Times”



Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›