Aleida Guevara: Takimi i fundit me "babushin" Che
Aleida Guevara ishte vetëm 4 vjeç e gjysmë kur i ati la Kubën. Ernesto "Che" Guevara, lideri ikonë i luftës guerile në Argjentinë, teoricieni i marksizmit dhe numri dy i Revolucionit Kuban, e la ishullin për t‘u nisur drejt Afrikës në vitin 1965. E bija e pa edhe një herë të vetme, pas kësaj, para ekzekutimit që i bëri qeveria boliviane e mbështetur nga agjentët e CIA-s, dy vjet më pas.
Fidel Kastro e lejoi Che, që të hynte në Kubë në mënyrë klandestine. Vetë Guevara kishte shumë frikë se fëmijët e tij të vegjël do ta hapnin gojën dhe do ta përflisnin "shfaqjen" e beftë të "babushit" dhe kjo mund ta kishte rrezikuar shumë gjithë familjen. Ndaj ai mbërriti në Havanë i maskuar dhe kur hyri në shtëpi në darkë iu paraqit fëmijëve si një shok i babait të tyre. "Di që hëngrëm darkë, unë u rrëzova dhe vrava kokën", rrëfen e bija, Aleida. "Im at ishte mjek dhe më mori në krahë e ma fërkoi ballin e tëmthat. Më pas nisi të më përkëdhelte me shumë dashuri e ngrohtësi. Edhe sot më kujtohet fare mirë ajo ndjesia e mbrojtjes dhe e sigurisë që ndjeva në krahët e tim eti. Më vonë i thashë mamasë se më dukej se ky shoku i babit kishte rënë në dashuri me mua. Ajo sigurisht që vuri buzën në gaz. Në atë kohë isha 6 vjeç, por e ndieja që ai njeri më donte në një mënyrë shumë të veçantë që nuk dija se çfarë emri t‘i vija. Sigurisht, nuk e dija që ishte im atë dhe dashuria që më jepte ishte më e veçanta në botë. Këtë e mësova më vonë dhe atëherë m‘u qartësua çdo gjë."
Aleida sot është një zonjë 49-vjeçare dhe ka dy vajza. Merret me kulturën kubane dhe me promovimin saj në botë. Në profesion edhe ajo ka ndjekur gjurmët e të atit. Është një kombinim i marksistes me mjeken. Ka flokë të zinj e të trashë që i bien mbi supe, tipare të mëdha dhe sy që të shohin me shumë vëmendje. Sapo e sheh vë re ngjashmërinë që ka me të atin. "E di ngjashmërinë që kam me babanë dhe nuk më vjen mirë që fytyra e tij është komercializuar kaq shumë". Gruaja ka trashëguar karizmin e babait të saj, por është shumë më e kujdesshme në përdorimin e saj. Kur flet për politikën gjuha e saj është më shumë emocionale sesa e mbushur me fraza ideologjike. Ajo thotë se trashëgimia e Guevarës është jeta e tij. "Im at dinte se si të dashuronte, çka përbënte edhe tiparin e tij më të bukur. Ai kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të dashur. Për të qenë një revolucionar i vërtetë duhet të jesh në thelb një romantik. Aftësia për t‘iu dhënë një kauze ishte në qendër të besimit të tij. Nëse nuk do të kishim shembuj të tillë, bota do të kishte qenë një vend shumë më i keq." Duke u nisur nga ky këndvështrim përse Kuba, një vend i keqtrajtuar, i dejonizuar nga kombe më të fuqishme vazhdon që të jetë tërheqës dhe magjepsës në të gjithë botën? "Për shkak të grave dhe burrave të saj. Ne jemi njerëz të shkolluar dhe të kulturuar dhe ndoshta të vetmit në botë që u kemi thënë "jo" Shteteve të Bashkuara të Amerikës", vjen përgjigjja nga e bija e revolucionarit të madh. Por ajo "jo-ja" ka pasur pasoja tragjike. Embargoja e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e revolucionit, vazhdon që t‘u marrë frymën njerëzve dhe vetë vendit. Vetë Aleida, një mjeke pediatre, e di fare mirë se çdo të thotë të jetosh në një vend si Kuba, pra nën një bllokadë që zgjat prej dhjetëvjeçarësh dhe që nuk dihet se kur do të përfundojë. "Më kujtohet rasti i një foshnje 6 muajsh. Ajo kishte një problem me tretjen e ushqimit dhe i vetmi mjekim që i bënte mirë gjendej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Amerika nuk e jepte ilaçin për shkak të bllokadës dhe fati i fëmijës ishte shumë i keq. Çdo shpërndarës farmaceutik që guxon të punojë me Kubën hetohet rreptësisht nga FBI. I vetmi faj i kubanëve të pafajshëm që vdesin është se kanë lindur në Kubë". Por së fundi ka pasur shumë spekulime në lidhje me mundësinë e një ndryshimi ndaj Kubës nga ana e administratës amerikane për një "fillim të ri" edhe në marrëdhëniet me ishullin komunist. Aleida është mosbesuese. "Ajo çka Obama kërkon të bëjë është rikthimi i politikës që ekzistonte në kohën e Klintonit. Nuk ka asgjë të re në propozimet e tij. Ai premtoi se do ta mbyllte Guantanamon, por ende nuk e ka bërë. Ka një mungesë vazhdimësie mes asaj çka Obama ka thënë dhe asaj ç‘ka bërë realisht. Deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim që do të nënkuptonte fillimin e një ndryshimi. Nëse bllokada do të binte, atëherë ishulli do të lulëzonte në mënyrë të paparë".
E ëma e Aleidas, ishte anëtare e ushtrisë guerilase të Kastros kur u takua për herë të parë me Guevarën. Ajo e befasoi luftëtarin me njohuritë që kishte për terrenin dhe për gjëra të tjera. Guevara kishte qenë i martuar më parë me revolucionaren peruviane në mërgim, Hilda Gadea, që sot është 70 vjeç. Gruaja e dytë e tij ka botuar ndërkohë një libër në të cilin rrëfen të gjithë lidhjen e saj me Guevarën dhe se si arriti të rrisë e vetme 4 fëmijë, pas vdekjes së tij. Ky libër është përkthyer në disa gjuhë, përveç anglishtes, në shenjë proteste për politikën e amerikanëve ndaj Kubës. Sigurisht që idealet e prindërve kanë ndikuar shumë në formimin dhe bindjet e Aleidës, por ajo është e bindur që fëmijët nuk mund t‘i detyrosh për bindjet e tyre, vetëm mund t‘ua parashtrosh atyre e t‘i lësh më pas të vendosin vetë. "Im atë nuk e pati fatin që të shijonte fëmijërinë e fëmijëve të tij, por kur ishte larg, e kjo ndodhte shumë shpesh, ai na dërgonte tregime dhe piktura që i bënte vetë. Im vëlla, Camilo, i di mirë ato edhe sot dhe ua ka treguar disa prej tyre edhe fëmijëve të tij". Edhe pse për fëmijët ai ishte babushi i dashur, Che sigurisht që nuk ishte "vetëm" pronë e tyre. Fotoja ikonë e Che është ajo e marrë gjatë pjesëmarrjes së tij në një funeral në vitin 1960. Nofullat e tij janë të shtrënguara, sytë shohin horizontin dhe mbi krye qëndron bereta e famshme. Pikërisht kjo foto e fotografit të famshëm, Alberto Korda, është riprodhuar me qindra mijëra herë nëpër bluza, kapele, flamuj që prej dhjetëra vitesh. Imazhi i tij është pjesë e jetës së çdo adoleshenti që kërkon të rebelohet, sepse Che ishte mishërimi i shpirtit të revoltës, përveçse i dashurisë.