NJE RREFIM GLOBAL... DHE SERB
1.
Në analogji me barsoletën e vjetër polake të kohës së Solidarnostit, se rruga më e shkurtër prej kapitalizmit për në socializëm është alkoolizmi (vetëm i dehur do të kalosh prej njërës në tjetrën gjendje), më brofi mendimi se rruga më e shkurtër për në globalizëm kalon kah nacionalizmi, apo për shkak të nacionalizmit. Apo ndoshta kanë rrugëtim paralel, nacionalizmi me globalizmin? Apo ndoshta kurdi irakian, Nihil Baksi, pasi do të hajë tri viktima njerëzore, do të drejtojë kanibalizmin e tij tjetërkund dhe do të hajë së bashku nacionalizmin e globalizmin.
Fillim i ndërlikuar rrëfimi ky imi, për një roman të shkëlqyeshëm të shkrimtarit serb, Vlladimir Arsenijeviç, me titull "Predator" (Samizdat, B92, Beograd 2008), një rrëfim mozaiku, diçka më afër skenaristëve meksikanë të gjeneratës së re. Një rrëfim, ku kanibali irakian, me emrin simbolik Nihil (latinisht për Kurrgjë, emër bazë për nihilizmin) kalon rrugëtimin prej të përndjekurit në Halabja (ku ia vrasin me gaz pothuajse tërë familjen), ushtarit të lirisë e deri te refugjati politik, të cilit i rishfaqet nevoja për të ngrënë mish njeriu. Dhe ky rrugëtim do të shoqërohet me dhjetëra rrëfime të tjera, paralele, ku do të ndërthuren edhe refugjati kosovar Dren Kastrati, narkomani boshnjak Hasan Haliloviç, ylli i reportazheve amerikane të udhëtimeve Oahu Xhim, demonstratat e 1 majit dhe fluturimi i një balone, që një prifti i duket si rishfaqja e Shën Mërisë.
Romani i ri i Arsenijeviçit është i shtrirë në rrafshin globalist, një rrafsh që arrin t‘i bashkojë të gjitha këto rrëfime, në masë të madhe si rrëfime të përbashkuara të viktimave të nacionalizmit, të përndjekjes, qoftë si individ, qoftë si pjesë e kolektivitetit.
2.
Po të bëhej përpjekja për të gjetur precedencën në këtë roman të ri, lehtë do të nxirrej libri i tij autobiografik, "Meksiko" (po ashtu botim i B92). Në të, Arsenijeviç rrëfen për fatin e dy shkrimtarëve, të tijin dhe të një poeti kosovar, Xhevdet Bajraj, të cilët nxirren nga lufta e vitit 1999 falë ndërhyrjes së një OJQ-je të quajtur Parlamenti Botëror i Shkrimtarëve dhe u jepet azili në Meksikë. Shkrimtari nga Beogradi dhe ai nga Malisheva, nga largësia e Meksikës rrëfejnë për luftën në Kosovë dhe bombardimet në Beograd, një rrugëtim që autori do ta përshkruajë si të njohjes me një të vërtetë të fshehur prej bashkësisë së tij, qoftë etnike, qoftë intelektuale.
"Meksika" do ta lërë Bajrajn të jetojë atje me familjen, e të shndërrohet, në përshkrimin biografik të tij, si "shkrimtar meksikan me origjinë shqiptare". Arsenijeviçin do ta kthejë në vendlindje e do ta çojë tek aventura e radhës, eksperimentimin me një roman-strip, "Ishmael" dhe tash me një kryevepër, "Predatorin".
3.
Kosova në "Predator" është ajo e Dren Kastratit, një refugjati kosovar në Danimarkë. Të njeriut në të cilën dashurohet danezja Lola, e cila "nuk besonte se është nga Kosova, mendonte se është ndonjë barsoletë e tij e keqe, njerëzit nga Kosova me siguri nuk duken si ai, fundja nga Kosova nuk është kush, Kosova është një vend i tmerrshëm, i cili me gjasë as që ekziston, është një gjë me të cilën i frikësojnë Perëndimorët naivë: Ngadalë ti, me të vërtetë je nga Kosova?".
Ky identitet kolektiv i Drenit, si kosovar, megjithatë ndeshet edhe me një, atë individual, të Drenit "panker", të atij që me veshjen e tij rrobëzezë e flokët e ngjyrosur "punk", do të ndeshet me po atë identitet kolektiv. "Gjithnjë ka dashur të largohet, sepse e ka penguar Prizreni, e ka penguar Kosova, e ka penguar e tërë ajo Jugosllavi e ngushtë budallaqe, d.m.th. ajo që ka mbetur prej Jugosllavisë. Do t‘i pengonte edhe po të ishte vendi më i lumtur në botë, e që shqiptarët të mos jenë mutër të thjeshtë, të urryer, pa të drejta e të rrezikuar, të vendosur përfundimisht në vendin e fundit të një lige edhe ashtu të shpifur".
Dhe, një ndeshje mes identitetit të tij kolektiv dhe individual do të vazhdojë, kur shpjegon se çfarë ka në atë Kosovë:
"...ka shumë xhami, kisha të vjetra, ka ura të bukura, ka, ku ta di unë, pak hip-hop lokal edhe pse nuk vlen gjë, ka shumë turbo-folk, ka urrejtje etnike, ka polici e ushtri serbe, ëmbëltore e kafeteri... por mos e gjykoni Kosovën sipas meje, unë jam një lloj përbindëshi atje... një lloj anomalie".
4.
Në fakt, ky është rrëfimi për "përbindëshat" e "anomalitë" e shoqërive të ndryshme, ata që e kërkojnë individualitetin e tyre dhe që, në këtë kërkim hyjnë në një epokë të re, globalizimit, shekullit XXI.
Në një mënyrë, me një trehapësh, këtë e ka bërë edhe autori. Kur debutoi me romanin e tij të parë, "Nën kuvertë", më 1994-ën shkroi për një gjeneratë serbe, e cila po çintegrohej nga luftërat e ish-Jugosllavisë. Me "Meksikën", më 2000, shikoi mbrapa, në luftën e fundit të ish-Jugosllavisë, atë të Kosovës. Tash, me "Predatorin" ka hyrë në një rrëfim me vlerë globale, një rrëfim që përshkroi edhe apetitin më të madh, atë të Kurrgjësë.