Rihapet hoteli "Taxh Mahal", pas sulmeve terroriste
Sipas pronarëve të "Taxh Mahal", një prej dy godinave luksoze të goditur prej terroristëve në Mumbai, hoteli 105-vjeçar do të hapë dyert, duke u kthyer në gjendjen normale më 21 dhjetor. Gjithsesi, bëhet fjalë vetëm për pjesën më të re të hotelit, të njohur si Kulla Taxh Mahal. Për pjesën tjetër pronarët nuk janë ende në gjendje të parashikojnë me saktësi kthimin në normalitet, duke qenë se zjarret, plumbat e granatat, gjatë sulmit prej 60 orësh, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, që do kërkojnë kohë të riparohen.