Opozita kritikon qeverinë: Nuk ka program
Deri në deklarimin e pavarësisë dhe futjen e Kushtetutës së Kosovës në fuqi, Kosova në vazhdimësi shënonte një progres të dëshiruar, ndërsa tash po ndodh e kundërta, ka thënë Nexhat Daci, kryetar i LDD-së, në një takim me simpatizantët e kësaj partie në Kaçanik. Daci po ashtu ka kritikuar koalicionin tashmë qeverisës, duke thënë se nuk ka asnjë program zhvillimor.
Atmosfera në Kosovë, sipas Dacit, filloi të keqësohet në qershor, kur arriti letra e sekretarit gjeneral të OKB-së, dhe kur - sipas tij - "udhëheqësit e Kosovës, Presidenti dhe Kryeministri, siç duket ose nuk kishin dije të mjaftueshme, ose nuk kishin qëndrim të qëndrueshëm që të mos përgjigjen aq shpejt pozitivisht në atë letër". Daci ka vlerësuar se në vend të përgatitej një përgjigje, që do të ishte ajo e popullit të Kosovës, nuk kishte reagime - ndërsa liderët institucionalë, sipas tij, bëheshin sikur nuk ekziston ai dokument dhe ajo letër. Në këtë mënyrë, sipas Dacit, Kosova është përjashtuar, ndërsa është negociuar me Beogradin.
Daci po ashtu ka kritikuar udhëheqësinë kosovare edhe për mungesë planesh për zhvillimin ekonomik të Kosovës. "Një zhvillim pa asnjë dinamikë në ekonomi, pa asnjë punësim, dhe Kosova po vazhdon të jetë eksportuesi i hekurishteve hedhurina, dhe i parasë kesh në shtetet fqinje. Të gjitha mjetet që i ka krijuar Kosova, po shkojnë duke blerë mallra të dyshimta në vende të ndryshme dhe nuk po jepen asnjë cent në zhvillimin e vetvetes. Kjo tregon se çfarë perspektive po i përgatisim vetvetes", ka thënë Daci.