NJE VIT VERTET SHTET
Më 17 shkurt, Kosova feston njëvjetorin e krijimit të shtetit. Është një ngjarje unikale, që pritet të festohet siç duhet dhe siç e meriton datëlindja e shtetit më të ri në Evropë, madje edhe në botë. 17 shkurtin do ta festojmë jo për bujë, por për të përshfaqur sakrificat tona, edhe me vlerë gjaku, jete e privacionesh nëpër burgjet serbe të tre brezave shqiptarësh në trojet e tyre etnikë në Kosovë. Me synimin për t‘ia arritur kësaj ditë-date luftuan dhe dhanë jetën plejada shqiptarësh të përkushtuar; dhanë jetën Azem Galica, Isuf Gërvalla, Adem Jashari me shokë. Flijimi është akt i paharrueshëm për të gjithë ne dhe i pashmangshëm për t‘u fiksuar në historinë tonë aktuale.
Historia e shtetit tonë njëvjeçar nis me vitin 1913, kur u ndamë arbitrarisht nga Shqipëria dhe mori jetë për mëvetësi më 1924-ën, më 1968-ën, 1981-shin. Viti 1989 u dha arbitrarisht fund këtyre përpjekjeve, përmes Milosheviçit. Përpjekjet, sakrificat dhe përballja me privacionet e brezit tim moshor, që kishim përjetuar burgjet e rezervuara posaçërisht për ne të rinjtë shqiptarë, na ndau realisht dhe shpirtërisht nga ish-Jugosllavia dhe, në radhë të parë, nga Serbia. Viti 1989 i dha fund ekzistencës ligjore dhe vepruese "Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës", si subjekt i barasvlefshëm federativ jugosllav. Historinë le t‘ia lëmë historisë! Le të flasim për 17 shkurtin, datëlindjen e shtetit tonë të pavarur e, konkretisht:
- Po mbushet vetëm një vit që Republika e Kosovës është shpallur, është njohur dhe është pjesëmarrëse si shtet i konfirmuar nëpër veprimtaritë e institucioneve të bashkësisë shtetërore ndërkombëtare
- Na kanë njohur si shtet më tepër se një e treta e anëtarëve të OKB-së dhe pritet që, së shpejti, të na njohin edhe shumë të tjerë
- Gjatë këtij viti, na kanë ftuar si palë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, në BE dhe në KE. Kemi qenë dhe do të jemi ca më tepër, në vëmendje të institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare, që janë shfaqur dhe mbeten konsekuentë në njohjen e shtetit të Kosovës
- Për një vit, që në ekzistencën e një shteti janë shumë pak, krijuam institucionet, lidhjet shtetërore e diplomatike me vendet më në zë të botës demokratike, bëmë dhe miratuam Kushtetutën, duke i vënë themelin ligjor shtetit tonë. Krijuam simbolet dhe siglat e domosdoshme për një shtet
- Për një vit jetë shtetërore, përfaqësuesit tanë janë ndjerë të barabartë dhe të pranueshëm në OKB, në BE dhe, së fundmi, në "Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë", që u mbajt në Mynih.
Pa dashur të dal në një përfundim përmes përqasjeve, dua të bëj një krahasim: Koha rrjedh pandërprerë, por ata që e përjetojnë këtë rrjedhje janë njerëzit dhe organizmat e krijuara prej tyre, ku bën pjesë edhe shteti. Vlerësimi bëhet i ndryshëm: nga një fëmijë motak kërkojmë, natyrshëm, që të ecë me këmbët e veta dhe, në rastin më fatlum, të belbëzojë e formulojë fjalë e fjali. Nga një "shtet njëvjeçar" pretendojmë e kërkojmë të bëjë gjithçka.
Nga shteti njëvjeçar i Kosovës kërkojmë të realizojë një politikë të brendshme ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, shëndetësore, ushtarake, agrare e të sigurisë. Kërkojmë të jetë dinjitoz dhe konkurrues në raportet ndërkombëtare. T‘u kundërvihet hapur qëndrimeve zyrtare anti-Kosovë të Beogradit dhe shfaqjeve të nacionalizmit serb brenda e përreth kufijve shtetërorë të Kosovës. Të shfaqë botërisht pakënaqësinë e vet ndaj anëtarëve të BE-së, ndaj të cilëve u shfaq kundër para pak ditësh edhe rezoluta e BE-së.
Të kërkosh më tepër është e natyrshme dhe pozitive. Kush nga ne, me njëfarë kontributi në arritjen, shpalljen dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës nuk e ka shpresuar e pritur këtë? Kërkesa është nxitje për më shumë dhe për më mirë! Por, le të mbajmë parasysh një gjë: Një vit në jetën e një shteti, që në dallim nga jeta e një njeriu, që zgjat në maksimumet e veta deri në 100 vjet, jeta e një shteti, historikisht, matet me shekuj dhe, jo rrallë, edhe mijëvjeçarë.
Mbushëm një vit si shtet. Kemi arritur të realizojmë jo të gjitha aspiratat dhe objektivat e paracaktuara. Por kemi arritur një objektiv thelbësor: prej një viti, e kemi shndërruar Kosovën në shtet të pavarur, e kemi bërë vendin tonë jo vetëm objekt, por edhe subjekt të bashkësisë shtetërore ndërkombëtare. Por mbi të gjitha, kemi realizuar dëshirën e natyrshme të gjithsecilit për t‘u ndjerë të lirë e të begatë në Shtetin Demokratik të Kosovës!