E Shtunë, 31 Tetor 2026

NJËMIJË E NJË NET 11 LIBRA NË NJË

Salloni UEGEN Përrallat dhe rrëfenjat e famshme të përkthyera nga çlirim Mukli

- për herë të parë botimi i plotë në shqip –

është me të vërtetë një sipërmarrje e vështirë. Duke filluar nga përkthimi, krahasimi i tij, redaktimi, prania e piktorit, ndarja në pjesë të veçanta dhe vetë pastaj botimi i tyre. “Njëmijë e një netët” e famshme në 11 vëllime të veçanta dhe njëherësh së bashku (së shpejti të 1500 faqet do të jenë në një libër të vetëm, nëmë dhe stil krejt tjetër, ashtu siç do të botohen integralisht e me një redaktim special 24 libra për të vegjël e me ngjyra e gjithë kolana e plotë e këtij vëllimi magjik! Më duket një sipërmarrje e spikatur dhe që mbart në vetvete vlera njohëse, vlera artistike dhe mbi të gjitha marrin frymë shqip të gjitha, totalisht, krijimtaria e plotë e 1001 netëve, të cilat deri tani (të plota) vetëm absurdi mund t’i mbante më pa botuar.

Puna përkthyese e çlirim Muklit ka qenë me vlerë dhe bie menjëherë në sy. Edhe shoqërimi me vizatime të thjeshta, por me ngrohtësi nga Kosta Raka është një përmbushje e saktë e një detyre të vështirë.

11 librat e “Njëmijë e një netëve” spikat edhe për një anë tjetër. Forma e jashtme e librave është një. E veçanta janë pikturat e gjetura për secilin vëllim, ashtu si dhe përqasja tematike e përrallave dhe rrëfenjave mrekullisht elegante dhe aq tërheqëse të vëllimeve të mbajnë peshë, të japin frymëzim, të bëjnë plotësisht të vetëdijshëm për moralin që mbartin, për moralin që interpretojnë, për ngrohtësinë estetike që të krijojnë. Në tërësinë e tyre të 11 librat janë një dhe secili një libër më vete, që fillon dhe merr pikën në fund. Po ashtu të 11 librat e “Njëmijë e një netëve” janë një tip enciklopedie në një krijimtari popullore të plotë të popujve iranianë, të mbretërive të tyre të lashta dhe me një pasuri të pavdekshme popullore që të mëson shumë dhe të krijon një atmosferë të gjerë për personalitetin, madje edhe me një tingëllim përherë aktual. “Njëmijë e një netët” nuk vdesin kurrë. Shtëpia botuese “Uegen” ndihet vërtet krenare për këtë punë të vyer.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›