E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Greqisë për kërkimin e naftës të detit Jon

Strategjia

Greqia paralajmëron se do të nisë shfrytëzimin e rezervave të mundshme të naftës në detin e Jonit në pjesën kufitare më Shqipërinë. Burime nga Ministria e Jashtme e Greqisë thanë për “Top Channel” se Greqia do të bëjë kërkime edhe në detin Egje por fillimisht do të nisë projektin në ujërat e Jonit pasi qeveria e vendit fqinj mendon se do ta ketë më të lehtë me Shqipërinë. Burime zyrtare thanë se për këtë qëllim qeveria greke ka krijuar një komision të posaçëm për menaxhimin e rezervave minerare, i cili pritet të fillojë nga puna brenda pak ditëve. Synimi i këtij komisioni, është evidentimi i rezervave të naftës në Jon dhe Egje, gjetja e rezervave minerare në gjithë territorin dhe dhënia e lejeve të shfrytëzimit të këtyre rezervave. Kërkimet do të nisin nga pjesa e veriore e detit Jon, pikërisht në kufi me Shqipërinë. Por perse greket zgjodhën pikërisht këtë pjesë?
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme thanë se qeveria greke mendon se bisedimet me Shqipërinë konsiderohen më të lehta.

Sipas tyre pala shqiptare do të jetë më lehtë të lëshojë për një sërë arsyesh. Së pari, qeveria shqiptare po kërkon me ngulm aderimin e vendit në Bashkimin Europian. “Ajo nuk harron ndihmën greke për anëtarësimin në NATO”, thane burimet nga Ministria e Jashtme greke. Po ashtu sipas Ministrisë së Jashtme greke Shqipëria ka disavantazhin e mosnjohjes së mirë të cështjeve gjeo-strategjike dhe rëndësisë që kanë këto rezervat e naftës.

Ndërkohë mungesa e fondeve për gjetjen dhe shfrytëzimin e këtyre rezervave, interferimi i fortë prej faktorëve politikë në kushtet e negocimit,mungesa e ekspertëve të mirëfilltë të këtyre fushave nga komisionet negociatore, duket se janë pikat e dobëta te negociatorëve shqiptare. Ndërkohë dërgimi i çështjes së demilitimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut, në kohën që qeveria shqiptare i ka humbur të gjitha çështjet e hapura gjatë 20 viteve të fundit në këtë gjykatë, vlerësohet prej Athinës si shansi i mirë për të mbyllur përfundimisht çështjen e kufirit ujor me Shqipërinë pa qenë nevoja e ratifikimit në parlamentin shqiptar apo u stepur nga fakti që marrëveshjen e ka rrëzuar edhe Gjykata Kushtetuese shqiptare. Ndërkohe e kundërta mund të ndodh me fqinjët lindore të Greqisë në pjesën e Egjeut, ku Turqia,duket se nuk do lejojë shfrytëzimin e rezervave të naftës, nëse nuk do të jetë pjesë e barabartë me Greqinë në ndarjen e fitimeve. Ndërsa Egjipti, Libia dhe Izraeli kanë vendosur që kërkimin dhe shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në det, ta kryejnë përmes kompanive të tyre shtetërore.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›