Na duhen 4 ose 5 pikë për të siguruar qëndrimin në Seria B
Edgar Cani, sulmuesi i Piaçencës, rikthehet në Askoli (ish-skuadra e tij) dhe merr vetëm një barazim 1-1. “Pas një sezoni të bukur në edicionin e kaluar, ishte një kënaqësi për mua të rikthehesha në stadiumin “Del Duca” dhe të ritakoj shokët e tifozët, u shpreh shqiptari. Për sa i përket ndeshjes, ishte mëkat që pësuam gol në sekondën e fundit të pjesës së parë. Në atë moment e lamë të pambuluar Antenuçin, i cili gjithsesi mundi të shënonte një gol shumë të bukur. Por besoj se kjo pikë e fituar në këtë takim është shumë e mirë për ne, pasi e morëm përballë një skuadre, e cila vinte nga një fitore e bukur në derbi”. Më pas flet edhe rreth ambientimit të tij në skuadrën e re, Paiçencën, me të cilën luan nga janari 2010: Unë personalisht ndihëm mirë te Piaçenca, pas një fillimi jo të lehtë të sezonit te Padova. E ndiej besimin e trajnerit dhe kjo më kënaq. Shpëtimi nga rënia është ende për t’u vendosur, na mungojnë akoma edhe 4 ose 5 pikë”.
#