E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça përgatit përmbysjen historike

Të gjithë besojnë te skuadra e Guardiolës për triumfin ndaj Interit në Kamp Nou

Operacioni "remuntada" (“përmbysje”) ka nisur që të dielën në mbrëmje, menjëherë pas ndeshjes me Kserezz, fondamentale për La Ligan, por jashtë vëmendjes së katalanasve. Barcelona ka lançuar me shumë stil operacionin e përmbysjes, me një bluzë të dedikuar, ku u bëhej apel tifozëve. Gjithçka vërtitet rreth së mërkurës, ku Interi do të përballet me një skuadër të bindur se mund të shkojë në Madrid. Dhe mbi të gjitha me një stadium të nxehtë, plot me tifozë dhe krenari katalanase: atë të një rajoni të mbledhur rreth kampionëve të tij të mëdhenj.

Kamp Nou i zjarrtë

“Të tregojmë sa na vlen lëkura” dhe "Të mërkurën të gjithë në Kamp Nou në orën 20.00”, dy mesazhet që jepen nëpërmjet bluzës. Nuk ishte nevoja për të ftuar njerëzit në ndeshje: stadiumi do të jetë plot, por kjo sforco ka të bëjë me thirrjen e tifozëve që të vijnë 45 minuta përpara (pasi në Spanjë janë ambientuar të hyjnë në stadium në minutën e fundit) për të bërë atë që Interi të ndiejë “peshën” e Kamp Nou që në nxehje. Pastaj është gati një koreografi mbresëlënëse me 90 mijë kartonë të vegjël, që do të duhet të mbulojnë të gjitha tribunat fërshëllimës së nisjes. Pra, po tentohet gjithçka për atë përmbysje.

Laporta: Historike

Pastaj gjithçka ia lë vendin fushës, por edhe këtu Barcelona ka demonstruar në të kaluarën një epërsi të dukshme ndaj çdokujt. Të gjithë kanë besim, duke filluar nga presidenti Laporta: “Nëse publiku do të përgjigjet si sot, do ta përmbysim, por edhe nëse nuk ia dalim, skuadra dhe trajneri meritojnë besim për të ardhmen. Mund të jetë një përmbysje historike, një nga ndeshjet më të rëndësishme. Nuk duhet të kemi frikë nga Interi, duhet të jemi të përqendruar te vetja dhe jam i bindur që do kthejmë gjithçka në favorin tonë”. Duke zbritur te mënyra e organizimit, as sekretari teknik Tksiki Begiristain nuk ndryshon koncept: “Barcelona i ka demonstruar kapacitetet e veta në të gjitha kompeticionet, mund të bëjë dy, tri ose katër gola. A mund ta përmbysim? Jam absolutisht i bindur, nëse ka një skuadër që meriton besim dhe të na japë ndjenjën se mund t’ia dalë, atëherë kjo është Barcelona”.

Guardiola: Esenca

Pastaj Pep Guardiola futet më shumë në specifikë: “Për ndeshjen me Interin duhet të nxjerrim në pah esencën e frikshme të futbollit tonë. Të mërkurën duhet të zbresë në fushë Barcelona, e cila do të shprehë maksimumin e saj. Ndeshja e së mërkurës është një përballje unike”. Skuadra është e gatshme të luftojë për objektivat e saj, sikurse nënvizon Tierri Henri: “Kemi ardhur deri këtu dhe e dimë se nuk ka qenë aspak e lehtë, por mungon ende gjëja më e rëndësishme: të fitojmë diçka”. Pujol nuk do të jetë, për shkak të skualifikimit, por flet si kapiten: “Të gjithë besojnë te përmbysja e madhe. Ndeshjet e Kamp Nou janë shumë të gjata dhe ne duhet të demonstrojmë se jemi të aftë për gjithçka. Duhet të jemi të bashkuar dhe me ngrohtësinë e mbështetjen e një stadiumi të mbushur plot e përplot, gjithçka do të jetë më e lehtë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›