E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Na hipen ne nje varke"

Policia ka marre ne pyetje dhe persona te tjere ne lidhje me kete ngjarje, sic jane te mbijetuarit, te cilet kane dhene versionet e tyre ne lidhje me tragjedine dhe mbytjen ne liqenin e Farkes te 16 personave. Menjehere sapo kane mberritur ne vendin e ngjarjes, oficeret moren edhe deshmine e te mbijetuarit qe kishte udhetuar nga Elbasani per te festuar me motren dhe njerezit e burrit te saj. Beqir Sinani ka humbur edhe niperit binjake, djemte e motres, qe dje mbushnin 3 vjec dhe dhimbja ka qene e madhe. I ardhur nga Elbasani, per ditelindjen e 21-vjecarit, Albanit, pasi kishte lidhje me te, ka qene nder te paret qe ka dhene deshmine e tij per uniformat blu dhe me pas eshte nisur per ne spital, duke thene se nuk ishte dakort qe te transportoheshin ne nje varke. Nga vendi i ngjarjes, 28-vjecari Sinani rrefeu castet e tmerrit per policine, sapo kjo e fundit ka mberritur. "Ne nuk donim te hipnim ne nje varke. Por pronari i lokalit na ngjiti te gjitheve, duke thene se do te ecte avash dhe do tregohej kujdes, vetem te balancohej pesha ne varke", ka thene ai, pasi ka dale ne bregun tjeter me not. I pyetur nese kishte pasur mundesi qe te shpetonte ndokend, me lot ne sy eshte shprehur se dy femijet e vegjel ishte perpjekur qe t'i kapte te dy, por erresira e ka penguar dhe uji nuk i ka lene mundesi. "Nuk e di se per sa kohe dola ne breg, por isha i shokuar, derisa erdhi policia qe me shoqeroi per ne spital", ka thene 28-vjecari.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›