E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na mungon Bunjaku

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 09:28

Nurnberg po e ndien me të madhe mungesën e sulmuesit kosovar Albert Bunjaku. Këtë fakt nuk e ka fshehur as menaxheri i klubit gjerman, Martin Bader, i cili të dielën e ka prekur temën e fazës ofanzive dhe mundësinë e përforcimit të kësaj faze.

“Na mungon Alberti. Ai ishte sulmuesi ynë më i mirë sezonin e kaluar”, u shpreh Bader për ueb faqen nordbayern.de.

Në fillim të këtij sezoni, në ndeshje me Hamburgun, përfaqësuesi zviceran kishte pësuar lëndim në ligamentet e gjurit, për t’iu nënshtruar më pas, kah mesi i muajit shtator, një intervenimi kirurgjik, i cili përfundoi me sukses.

27 vjeçari, i cili po vazhdon fazën e rehabilitimit duke punuar fort, e ka përsëritur disa herë se llogarit të rikthehet në fushën e blertë në muajin mars të vitit të ardhshëm, por udhëheqësit e klubit nuk duken dhe aq optimistë për një gjë të tillë.

Ata patën deklaruar se nuk presin që Bunjaku ta ndihmojë këtë ekip gjatë sezonit 2010/2011. Nurnberg e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e 11-të në Bundesligë me 29 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›