Na mungon modeli që duhet të ndjekim
Nga Albana M. Lifschin
Para kthimit në NY, kafen e fundit në Tiranë e piva me një miken time të vjetër. Mbeta sa e habitur aq edhe e shqetësuar kur nga biseda me të mësova këtë fakt: Një vajzë 13 vjeçe, për shkak të takimit me një djalë u kishte dhënë prindërve të saj valium në një dozë të madhe, për tu siguruar që ata të ishin në gjumë të thellë kur miku i saj të hynte në shtëpi e të kalonte natën me të. Prindërit e vajzës ranë për të fjetur të dielën mbrëma dhe u zgjuan të martën në mëngjes. Shkuan në punë të ndërgjegjshëm se ishte ditë e hënë.
Duke marrë shkas nga ky episod e ftova mikeshën time të bënim një takim me disa adoleshentë. Tema e bisedës ishte: Si e kuptojnë adoleshentët ndjenjën e dashurisë dhe në çmasë është ajo reale në këto marrëdhënie? Biseda u zhvillua me një grup nxënësish të klasave të nënta të shkollës “Jeronim De Rada” të kryeqytetit si edhe disa bashkëmoshatarë të tyre të qytetit të Rrëshenit. Nxënësve,paraprakisht iu dha për të lexuar tregimi “Stina e vetëvrasjeve” ku protagonistët ishin mosha e tyre, por ngjarja ishte vendosur tre dekada më parë, në atë kohë kur tema e dashurisë në moshën e adoleshencës ishte tabu. Për të flitej vetëm brenda rretheve të mbyllura, më shumë në formën e thashethemeve se sa të një fenomeni të rëndësishëm të cilës familja dhe shoqëria duhej ti jepte përkujdesin e duhur. Por ndërsa në familje nuk flitej me fëmijët për të, ishin pikërisht adoleshentët ata që vërshonin në dyert e kinemave kur shfaqejRomeo dhe Xhulieta.( Kujtojmë që Xhuljeta ishte 14 vjeçe). Atë kohë, një adoleshente që hynte në marrëdhënie me një djalë persekutohej nga të gjithë e mbulohej me turp dhe në rastin më ekstrem një situate e tillë bëhej shkak edhe për vetëvrasje, duke tronditur shoqërinë nga brenda. Për këto ngjarje tragjike shtypi nuk shkruante, dhe as që bëhej fjalë që shoqëria të kërkonte përgjigjen e pyetjes Pse ndodhi kjo?’ për ti parandaluar ato në të ardhmen.
Në kohën e sotme, kur adoleshenca është krejt e çliruar nga një trysnia e një mentaliteti të tillë po vihet re një tablo në ekstremin tjetër. Falë zhvillimit të teknologjisë, internetit, fëmijët futen që herët në sekretet e jetës, djegin fazat, kapërcejnë fëmijërinë e tyre, e nxitojnë për të hyrë në radhët e të rriturve në mënyrë të parakohshme duke nëpërkëmbur rininë e parë. Mjaft prindër janë të detyruar tu plotësojnë të gjitha tekat fëmijëve, madje dhe jashtë mundësive financiare, vetëm që ata të mos mbeten prapa shokëve. Dikush takoi në rrugë mikun e tij të vjetër profesor, dhe i shkuan sytë tek këpucët e tij të vjetra. I tha me të qeshur:
-Ore, akoma me këto këpucë shekullore,ti ?
-Ku më vjen radha mua në shtëpi, more vëlla?-u përgjigj edhe ai po me të qeshur.
Humor i dhimbshëm. Fëmijët e sotëm nuk pyesin nëse ka apo nuk ka prindi, nuk njohin çmimet, por dinë fare mirë se cilat veshje janë “firmato, cili është celulari i fjalës së fundit, etj. Nga ana e tyre mjaft prindër duke i plotësuar çdo dëshirë fëmijës mendojnë se kanë bërë gjithçka për ta, duke e lënë atë jashtë kontrollit, kur pikërisht këtu fillon puna e tij më e vështirë.
Kur adoleshentët flasin hapur
Kërkova që biseda të bëhej e lirshme dhe e hapur si midis bashkëmoshatarësh, pa autocensurë. Po jap këtu vetëm mendimet e disa nxënësve adoleshentë pa e parë të nevojshme të përmend shkollën të cilës i përkasin.
Megi: Duke krahasuar tablonë e para 20 apo 30 vjetësh që jep tregimi, me kohën tonë sot, them se shohim dy pamje me kontrast të madh: e kaluara prapambetje, e sotmja çthurje.
Deana: Mendoj që më par lidhjet dashurore të të rinjve kan qen m të forta.
Joris: Sot trendi i kohës është të kesh të dashur.
Emanuela Ndreka: Sot dashuria është materialiste, vajzat e duan djalin se ka makinë, se është i pasur, domethënë për vlerat materiale.
Rozalba: Tek djemtë është idea që sa më shumë vajza të kenë , aq më tërheqës bëhen në sytë e tyre. Ata lidhen me vajza, si të thuash, për tu bërë të famshëm, por jo se ndjejnë ndonjë gjë për to. Dhe askush nuk thotë ndonjë gjë të keqe për ta, kurse po qe se një vajzë ka një djalë dhe prishet me të, pastaj lidhet me një tjetër shihet ndryshe, me sy jo të mirë. Mendoj se ka hipokrizi nga ana e shoqërisë.
Anna Maria: Djemtë bëhen si garipa. Flasin me zhargon rrugaçësh që i bën të duken ‘interesantë’ në sytë e vajzave mendjelehta. Por edhe vajzat bëjnë gjëra për tu dukur, shkruajnë statuse në facebook për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Ka një personalitet fals. Kjo nuk është e nevojshme, se ne e njohim mirë njeri tjetrin se kush jemi.
Këtu, për pak çaste, ra një qetësi në klasë sikur pritej që mendimi i saj të kundërshtohej nga djemtë. Por nuk ndodhi ashtu. Nxënësi Aldo Kaçorri u ngrit nga banga e tha:
-Ne dalim nga vetja, pretendojmë të jemi ata që sjemi,bëjmë sikur duam, por në të vërtetë nuk është ashtu. Dashuritë e djemve janë sipërfaqsore.
Henri: Mendoj se nuk flitet për dashuri, por për pëlqime. 90% e lidhjeve nuk provojnë ndjenjën e vërtetë të dashurisë
- Çështë dashuria për ju?
Megi: është një ndjenjë që i duhet njeriut për të qenë i kompletuar.
Flavia: Sot letrat e dashurisë janë zëvendësuar nga komunikimi i shpejtë në internet, janë zëvendësuar me chat.
Vanesa: Sot nuk ka dashuri. Sot flitet për shoqëri me benefite. (Friends with benefits)-Domethënë djali ka një shoqe, por njëkohësisht e përdor atë edhe për seks…
Gjoni: Djali krenohet mes shokëve kur shkon me vajza. Marëdhënia intime me një vajzë është gjë e madhe për të, dhe ai e diskuton atë me shokët.
Pyetjes: A mund të mbijetojë marrëdhënia miqësore midis një djali dhe një vajze pa rënë në marrëdhënie seksuale? i erdhi kjo përgjigje: Vajzat hyjnë në marrëdhënie seksuale të vëna nën presionin e djemve, se po qe se nuk pranojnë marrëdhënien seksuale atëherë lidhja e tyre vdes, pra seksi është si kusht që ajo të vazhdojë.
Megi: Ne harrojmë që zgjedhjet i bëjmë ne vetë, edhe gabojmë. Por nuk dimë si të veprojmë, nuk kemi një model që ta ndjekim. Na mungon modeli.
Na mungon modeli.
Çdo deklaratë e bërë nga të rinjtë, mendoj se është një temë më vete për tu trajtuar nga psikologu, pedagogu, prindi, edhe më gjerë – nga vetë shoqëria. Vini re faktin e hidhur që nuk bëhet fjalë fare për personalitetin e vajzës, për vlerat e saj; Vajza (mjerisht) e ndjen veten krejt të varur nga djali dhe e sheh veten në funksion të tij.Të rinjtë e pranojnë mungesën e ndjenjës së dashurisë, romantizmit, në këto lidhje si diçka të mirëqenë. Ku është dashuria si një ndjenjë sublime, që fisnikëron shpirtrat, që e bën njeriun më të bukur e më të pasur shpirtërisht? Mos ndoshta ky tashmë është një koncept démodé që ekziston vetëm nëpër librat e autorëve romantikë të shekujve të kaluar?
Peshë të rëndë mbajnë fjalët e Megit kur thotë:Na mungon modeli
Më ra në sy që mungesa e modelit nuk u kundërshtua nga askush. Asnjëri nga nxënësit në atë klasë nuk tha: Unë kam mamin si model, ose Unë kam babin . Çfarë po ndodh me fëmijët adoleshentë? Mos janë lënë në mëshirën e fatit, si një anije në oqean të hapur , në mes të stuhive, pa asnjë orientim? Kush e ka busullën ? Tradicionalisht fëmijët rriten duke u brumosur me mësimet e prindërve dhe pak a shumë pritet tu ngjajnë atyre. Mu kujtua thënia e Walt Whitman Rrisni fëmijë të mirë, të tjerat vijnë pas. Gazetari amerikan Dawson McAllister që është marrë për dekada të tëra me problemet e adoleshencës shkruan se ata (adoleshentët) kanë nevojë për role models, tek të cilët të besojnë. Nëse ne do ti kuptojmë më mirë, do të dimë të ndërtojmë një ambient në familjet tona ku ata të gjejnë ngrohtësi dhe ti udhëheqim drejt një jete me kuptim.
Adoleshen