Na ofrohen super lojtarë

52 vjeçari thotë se kryeqyteti francez ka potencial të madh, për t’i tërhequr yjet e mëdha, duke e shtuar këtu edhe faktin se PSG i ka përmirësuar dukshëm kushtet financiare, nga viti që shkoi dhe për stafin e shkëlqyeshëm teknik që e posedon.
“Kam marrë qindra telefonata nga menaxherët, të cilët mi ofronin lojtarët, që kur kam ardhur në PSG. Ata kanë ofruar disa emra të jashtëzakonshëm. Lojtarë të cilët kanë nënshkruar kontrata spektakolare nëpër klube të ndryshme”, deklaroi Ancelotti për ‘La Gazzetta dello Sport’.
“Ata të gjithë duan të vijnë këtu. Ky është qyteti i Parisit, këtu ka para dhe ka trajnerë me reputacion. A i doni emrat? OK, tash do t’ju tregoj lojtarët të cilët janë duke na ofruar menaxherët gjatë këtij afati, zyrtarisht apo jo zyrtarisht: Tevez, Torres, Berbatov, Pavlyuchenko, Cavani, Llorente”, shtoi ish trajneri i Juventusit, Milanit dhe Chelseas.