Platini, ideal për FIFA-në

Kreu i shtëpisë së futbollit botëror thotë se është i gatshëm t’ia dorëzojë pozitën e tij kreut aktual të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini.
“Platini është i gatshëm. Për momentin ai thotë: nuk e di ende. Por, në fund ai e do këtë pozitë”, deklaroi zvicerani për të përditshmen franceze, France Football.
“Platini do të jetë president i mirë. Nuk do ta bëjë punën siç e kam bërë unë, sepse secili është i ndryshëm, por jam i bindur se do të jetë një president i mirë”, përfundoi Blatter, i cili në mars të këtij viti do t’i mbush 76 vjet.
Blatter e udhëheq FIFA-n qe një kohë të gjatë, kështu që ai është i gatshëm të heq dorë pas 3 vjetësh, për shkak të moshës së shtyrë. Së fundmi, ai është akuzuar për skandale të ndryshme, të cilat e kanë përfshirë shtëpinë e futbollit botëror.