Tritol në banesë ‘të fortit’ të Pogradecit, në kërkim një person
POGRADEC- Policia e Pogradecit zbardh shkaqet e vendosjes së tritolit ditën në pallatin e të fortit të Pogradecit dhe shpall në kërkim personin që dyshohet të ketë vënë lëndën plasëse.
Sipas policisë, në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.D 37-vjec i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në sheshpushimin e katit të tretë të një pallati. Si i pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 apartamentet e të njëjtit kat.
Policia saktëson se, shënjesta e këtij sulmi ka qënë 41-vjeçari Ledjon Isallari, person i njohur me precedent penal, i cili banonte në katin ku u vendos eksplozivi. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se shkak për vendosjen e tritolit ka qënë një konflikt i hershëm.
Ledjon Isallari konsiderohet si kontigjent i njohur për policinë e Pogradecit, pasi ka qenë disa herë i dënuar për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”.
(m.a/BalkanWeb)