E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nacionalistët finlandez nuk do t'i bashkohen qeverisë

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 21:36

Partia nacionaliste e Finlandes nuk do t’i bashkohet bisedimeve për krijimin e qeverisë së re të këtij shteti sepse partia e refuzon ashpër pakon ndihmuese financiare të BE-së për Portugalinë.

Partia e Finlandezëve të Vërtetë ka fituar 19 % të votave në zgjedhjet që janë mbajtur në muajin prill, duke u bërë kështu forca e tretë politike në parlamentin e vendit, ndërsa është besuar se do t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

Megjithatë, lideri i partisë, Timo Soini, ka thënë sot se partia e tj vazhdon të kundërshtoj ashpër pakon e shpëtimit për vendet e BE-së në krizë dhe se për këtë arsye nuk do t’i bashkohet koalicionit.

Kryeministri në detyrë, Jyrki Katajnen, nga partia konservatore ka thënë se Finlanda do ta përkrah pakon shpëtuese për Portugalinë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të takohen për të aprovuar pakon e shpëtimit për Portugalinë më 16 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›