E Diel, 1 Nëntor 2026

Naco Gjykata Administrative lehteson biznesin peng prej kapricos se opozites

Ministri Naco gjate takimit me biznesin

Tirane 6 prill 2011 NOA- Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco zhvilloi gjate dites se sotme zhvilloi nje takim me biznesmene dhe sipermarres te Tiranes organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes.

Thelbi i ketij takimi ishte evidentimi i problemeve qe has biznesi gjate veprimtarise se tij.

Ministri Naco shprehu mbeshtetjen e tij per iniciativen e Dhomes se Tregtise per Amnistine Fiskale si nje nga iniciativat me inkurajuese te propozuar nga komuniteti i biznesit per te cilen qeveria shqiptare ka shprehur vullnetin e plote per ta adresuar ashtu sic duhet ne interes te ekonomise vendase biznesit dhe qytetareve shqiptare.

Duke iu pergjigjur interesit te biznesmeneve ne lidhje me krijimin e Gjykates Administrative Ministri i Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes i beri thirrje opozites qe te votoje projektligjin perkates i cili vecse vjen ne ndihme te biznesit.

shte ironike fakti qe maxhoranca ka qene avokate per miratimin ne Parlament te ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative e cila do te ishte nje lehtesim i madh per biznesin ne raport me qeverine dhe instancat shteterore nderkohe qe opozita fatkeqesisht me refuzimin e saj ne Parlament realizoi nje kaprico politike duke mbyllur nje dritare bashkepunimi me biznesin me kosto jo te vogel politike dhe ekonomike. Uroj qe opozita te reflektoje per rendesine vitale qe ka kjo Gjykate ne zhvillimin e nje ambienti akoma me te mire biznesi ne vend. Une e ftoj opoziten qe se bashku ne Parlament ta votojme kete projektligj tha Ministri.

Nder te tjera Naco shprehu angazhimin qe se bashku me Dhomen e Tregtise dhe biznesmenet e Tiranes por jo vetem te hartohet nje axhende e perbashket biznesi ku marredheniet qeveri-biznes te vleresohen ne frymen e partneritetit dhe jo te konfliktualitetit.

Ai tha se vendimi i fundit i qeverise ne lidhje me zerimin e tarifes doganore per mallrat lenden e pare nga vendet jashte tregut te BE-se nga 12.5 ne 0 eshte shenje e forte e vullnetit te kesaj qeverie per ta pare biznesin si partnerin me te besueshem ne zhvillimin e vendit.

Lidhur me interesin e sipermarresve per tregun e karburanteve ne vendin tone ministri Naco tha se METE do te jete ne ndihme te zgjidhjes per cdo problem ne kete aspekt por kerkoi nga ana e bizneseve te fushes qe te jene korrekt me konsumatorin ne drejtim te garantimit te cilesise dhe standardit te karburantit qe ato tregtojne.

Ne kete takim kreu i METE shoqerohej nga Zv.Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Enno Bozdo.

Ndersa si perfaqesues te biznesit ishin kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes Nikolin Jaka dhe te tjere anetare te Dhomes.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeSeminari ministri Naco prezanton sfidat e eksportuesve shqiptar ne vendet EFTAZyrtare CEZ nuk do te kete me monopol shitjen e energjise per shqiptaretSkandali i karburantit METE pezullon licencen e Albania Airlines 038 Jet Fuel SupplyRama Ne 8 maj qytetaret do i kerkojne Saliut llogari me vote Basha- studenteve Bashkia hallka lidhese mes studenteve dhe tregut te punes Lidhjeme biznesmene Ministri i Ekonomise Nasip Naco organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes Probleme qe has biznesi sipermarres te Tiranes takim Tregtise dhe Energjetikes

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›