Naco: Jo me rritje te cmimeve. PS: Ligji, i vonuar Rozeta Rapushi
Nuk do te kete me rritje te cmimit te energjise elektrike dhe nderprerje te energjise, ne rast te votimit te ndryshimeve ne dy projektligjet per energjine elektrike. Keshtu siguroi dje ne Kuvend, ministri i Ekonomise, Nasip Naco, gjate shqyrtimit te dy projektligjeve te rendesishme per energjine elektrike. Sipas tij, nismat e dorezuara jane ne perputhje me direktiven e Komisionit Evropian, sipas te cilit, per zhvillimin e konkurrences ne tregun e brendshem te energjise elektrike, klientet e medhenj jo familjare duhet te jene ne gjendje te zgjedhin furnizuesit e tyre me energji elektrike, per te siguruar nevojat e tyre. "Pas miratimit te ketij ligji, buxheti i shtetit nuk do te kete me vrima qe vijne nga mbulimi me fonde publike i shpenzimit te energjise elektrike per ndermarrjet e medha private, te cilat mbrohen edhe ketu nga dikush, duke bere edhe lobingje. Kjo eshte nje lehtesi qe nuk shkon vetem ne favor te shtetit, por edhe ne favor te konsumatorit shqiptar, te cilet, une i siguroj se, pas aprovimit te ketij ligji, nuk do te njohin rritje te cmimit te energjise dhe nuk do te kene nderprerje te energjise elektrike", theksoi Naco. Sipas tij, nje aspekt i rendesishem pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, eshte eliminimi i monopolit te shperndarjes se energjise elektrike. Ministri siguroi se ne treg do te hyjne edhe operatore te tjere shperndares, por kjo nuk do te heqe detyrimin e qeverise shqiptare ndaj CEZ, per furnizimin me energji elektrike. "Pas miratimit te ketij ligji, shtohen ne treg edhe aktore te rinj, duke sjelle liberalizimin e ketij tregu, konkurrencen dhe natyrisht, uljen e kostove. Pra, ky projektligj qe po paraqesim, zgjidh nje nga problemet akute dhe te shumedebatuara ne vend, ate te cmimit te energjise elektrike, i cili pas ketij ligji, nuk do te pesoje me rritje artificiale. Po ashtu, me kete ligj, perfundimisht, tregu i energjise elektrike ne vend mund te konsiderohet i liberalizuar. Ndaj ju ftoj ta votojme unanimisht", u shpreh ministri, por votimi u shty per sot me kerkese te grupit socialist. Vleresime per projektligjet bene edhe deputetet e Partise Socialiste, por, sipas tyre, nismat ligjore kane ardhur me vonese. Kete pyetje ministrit ja shtruan deputetet si Arben Ahmetaj dhe Andis Harasani, qe, sipas tyre, e kane sjelle ligjin me shume vonese ne Kuvend. "Perse ky ligj qe reklamohet nga qeveria ne favor te konsumatorit dhe qe do t'i japin fund klientelizmave dhe monopolit ne sektorin energjetik, nuk u hartua me pare, por u soll kaq vone? Vonimi i ligjit ka renduar xhepat e qytetareve, ka 7 vjet qe ky ligj nuk eshte ne Parlament", tha Ahmetaj. Por, sipas ministrit te Financave, Ritvan Bode, projektligji nuk eshte vonuar aspak. Sipas ministrit, ligji i jep fund faturave afrofe dhe abuzimeve ndaj qytetarit, te kompanive qe menaxhojne energjine. E njejta kerkese llogarie u kerkua edhe nga Harasani, i cili tha se nuk justifikohet fakti qe qeveria i ka vonuar projektligje te tilla, te cilat jane te domosdoshme ne vend, si per te liruar KESH-in nga borxhet e medha te krijuara nga CEZ-i dhe lehteson konsumatorin familjar nga rritjet vjetore te cmimit te energjise.