E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco: Marrëveshja me vendet EFTA për nxitjen e eksporteve

TIRANË- Shqipëria dhe vendet e EFTA-s, që përfshijnë Zvicrën, Norvegjinë Islandën dhe Liktenshtejnin do të angazhohen që të rrisin shkëmbimet tregtare, vecanërisht në drejtim të eksporteve. Në funksion të këtij qëllimi është edhe marrëveshja e tregtisë së lirë të nënshkruar mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naco theksoi se ekzistojnë potencialet që rritje të pësojnë jo vetëm shkëmbimet tregtare, por edhe investimet të rriten.

“Në vitin 2010-të eksportet shqiptare drejt vendeve EFTA përbëjnë 4,2% të eksporteve totale duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme dhe duke treguar potencialin për të eksportuar edhe më shumë. Partneri kryesor në tregtinë e Shqipërisë nga vendet EFTA është Zvicra. Jam i bindur se kjo marrëveshje do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të rritur eksportet tona edhe drejt vendeve të tjera si Norvegjia”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naco.

Ndërkohë ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ivana Enzler theksoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe vendeve të EFTA-s do të krijojë një situatë fitimprurëse për të gjitha palët sipas saj, shtimi i eksporteve do të shoqërohet me kthimin e vendeve të reja të punës dhe stimulimin e ekonomive të këtyre vendeve.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Naco: Marrëveshja me vendet EFTA për nxitjen e eksporteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›