E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi jashte loje KQZ ne situate ekstraligjore

Komision Qendror i Zgjedhjeve nuk përjashton mundësinë e zëvendësimit të komisionerëve të 4 jo politikë në 66 KZAZ-të e vendit me ata të PS. Kryetari Arben Ristani pas mbledhjes ku u regjistruan koalicionet garuese për 8 majin shprehet se PS ka hapësirën ligjore për të plotësuar 3 vendet vakante në KZAZ, pavarësisht shkeljes 1 mujore të afatit.

"Ka hapësira ligjore që mund ti plotësojmë vendet bosh që janë aty, ndërsa pjesa tjetër e atyre që ndërkohë janë emëruar do të jenë pjesë e vendimarrjes së KQZ të cilën ju thashë që nuk mund ta paragjykojë", tha Ristani.

Duke e konsideruar një situatë ekstraligjore, me shkelje afatesh kohore dhe dispozitash të kodit zgjedhor nga ana e PS-së, 1 javë më parë KQZ vendosi të vejë në punë KZAZ-të duke i plotësuar me persona jopolitikë. Socialistët i quajnë këto struktura jo të ligjshme dhe pretendojnë shkarkimin e komisionerëve apolitikë në momentin që do të sjellin kandidaturat.

"KZAZ-të janë konstituar, kanë bërë mbledhjen e tyre të parë, kanë zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët sipas rastit, ndërkohë që dhe sekretari është vendosur. Kështu që puna mund të vazhdojë normalisht, pjesa tjetër është cështje e partive politike për të cilën nuk mund tu them gjë", vijoi Ristani.

E vetmja hapësirë ligjore për të zgjidhur situatën qëndron te neni 33 i kodit zgjedhor, nen i cili parashikon modalitetet e shkarkimit të komisionerëve nëse bojkotojnë trajnimet dhe mbledhjet.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›