E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e gjelber slogani i fushates se Berishes

“Do it green” ose “Shqipëria e gjelbër” do të jetë motoja zyrtare e Partisë Demokratike në fushatën elektorale për 8 majin. Kryetari i kësaj partie kryeministri Berisha zgjodhi një takim me të rinjtë ambientalistë në malin e Dajtit për të zbuluar një nga objektivat ku do të fokusohet fushata, kryesisht në kryeqyetet. Platforma e plotë do të zbardhet nga kandidati rival i Ramës.

"Kjo do të jetë një nga motot e fushatës sonë elektorale. Do të jenë zgjedhje që ne do përqëndrohemi tërësisht në problemin e qytetit, të bllokut, të fshatit, të lagjes, të komunitetit, të familjes. Cilat janë platformat, kini durim ti dëgjoni ato nga kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës", tha Berisha.

Nëpërmjet një fushate të qytetëruar sipas Berishës,  maxhoranca do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve që kryebashkiaku aktual i ka shkaktuar kryeqytetit.

"Tirana përbën problemin më madhor mjedisor të Shqipërisë, këtë e kanë përcaktuar të gjitha institucionet më serioze ndërkombëtare që merren me mjedisin e shëndetin. Puna është intensive, ju e dini që ka kohë që ne kemi dhënë udhëzimin që të fillohet puna për programin dhe tani ato janë në finalizim", u shpreh kryeministri

Lista e përfundimtare e kandidatëve që do përfaqësojë PD-në në elektoralet e 2011-s, do të zbardhet së shpejti aktualisht sipas kryeministrit po bëhet dhe filtrimi i fundit për të t’i ofruar qytetareve drejtues vendorë që të mbrojnë interesat e tyre.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›